Pandi Jani është kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
“Premtoj transport falas në Korçë dhe kthimin për të gjithë banorët e Prespës
Të nderuar bashkëqytetarë, në fillim të fushatës parazgjedhore ju njoftoj se ne si qeverisje e re lokale do të mundësojmë transport falas dy herë në javë për të gjithë banorët e bashkisë. Projekti është plotësisht i realizueshëm, zbatimi i tij do të fillojë sapo të marr detyrën e kryetarit të bashkisë. Ky projekt është jetik për të gjithë banorët e Prespës dhe synon lehtësimin e shpenzimeve të banorëve. Premtoj një bashki moderne me rrugë dhe rrugica të asfaltuara dhe të pastra në të gjitha fshatrat e bashkisë.
NDRYSHIMI DO VIJ MË 14-MAJ. NDRYSHIM! DO TË THOTË NJË JETË MË E MIRË PËR TË GJITHË! PËRPARA DREJT FITORES SË MADHE”BASHKË FITOJMË”
Pandi Jano ka nisur fushatën e tij zgjedhore me premtime të shumta duke pritur përkrahje nga banorët e zonës.


