Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Policia e Lezhës shpall 5 persona në kërkim për vrasjen e Nikulaj

    Kronikë April 26, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Pesë shtetas janë shpallur në kërkim nga Policia e Lezhës, si autorë dhe bashkëpunëtorë të dyshuar në vrasjen e politikanit dhe biznesmenit Ardian Nikulaj. Ngjarja e rëndë ndodhi më datë 19 prill në zonën e Shëngjinit, në resortin “Coral” në pronësi të 50 vjeçarit.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Një person i veshur me jelek të ngjashëm si ata të Policisë dhe me skafandër motori në kokë, u fut në lokal dhe qëlloi për vdekje me gjashtë plumba Ardian Nikulaj. Një javë nga ngjarja, grupi hetimor ka rënë në gjurmët e autorëve dhe ka shpallur në kërkim të paktën 5 prej tyre.

    Indikacionet më të forta hetuesit i kanë marrë pas rrobave të gjetura në një shtëpi në zonën e Gjadrit në Lezhë, të cilat dyshohet se i përkasin vrasësit. Nga gjurmët dhe analizimi i tyre, është arritur të shkohet te pesë autorët e dyshuar të ngjarjes. Këta shtetas janë shpallur në kërkim kombëtar.

    Ndërkohë, paraprakisht bëhet me dije se pjesëtarë të këtij grupi kriminal që ekzekutori biznesmenin lezhjan, janë dhe të paktën dy shtetas të huaj. Identitetet e tyre nuk bëhen ende me dije, për shkak se strukturat hetimore janë treguar hermetike, që nga dita e ngjarjes.

    Gazetarja Klodiana Lala ka raportuar se fillimisht Policia e Shtetit ka identifikuar një vajzë, e cila kishte blerë motorin e përdorur në vrasje. Gjatë dhënies së dëshmisë, kjo shtetase, ka treguar emrin e personit të cilit ja kishte lënë në përdorim motomjetin. Po ashtu, kamera e sigurisë së një karburanti në aksin Lezhë-Shkodër ka fiksuar autorin e dyshuar, teksa është ndalur me motor dhe i ka kërkaur punonjësit që ta furnizonte me karburant.

    Edhe punonjësit të karburantit i është marrë dëshmia dhe ai ka treguar se personi në fjalë i kishte folur në gjuhë të huaj. Dyshimet paraprake janë se ngjarja ka ndodhur për shkak të gjakmarrjes së fisit Nikulaj me fisin Lekstakaj.

    Në vazhdim, pritet një komunikatë zyrtare nga Policia e Lezhës, pasi burime jozyrtare bëjnë me dije se kanë zbuluar ekzekutorin dhe personat që e ndihmuan atë të largohej nga vendngjarja.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Gjendet e pajetë 75-vjeçarja nga Progri – dyshohet se u mor nga ujërat

    November 22, 2025

    Korçë: 48-vjeçarja ndërron jetë pas dy vizitave në spital, familjarët akuzojnë mjekët për mungesë kujdesi

    November 16, 2025

    Lamtumirë Fatos Nano! Ish-kryeministri përcillet për në banesën e fundit

    November 2, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Astrit Çerma: Epo të diskutojë filmat tanë një mender… Mamaqi, kjo është çmenduri

    November 12, 2024
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.