Servet Kullolli, 21 vjeçari që luan në itali (Arezzo), ka lënë gjurmë si lojtari më i ri që ka debutuar në klubet italiane. Kombëtarja ka në mesin e saj sulmuesin e ri, edhe pse i vogël, ka arritur të marrë minutat e plota.
Dëshira e madhe dhe pasioni që kishte për këtë sport e ka bërë Servetin sot një futbollist, i cili nuk njihet vetëm në Shqipëri, por edhe në Itali. Këtë të fundit e ka refuzuar, duke treguar edhe njëherë dashurinë e madhe për Shqipërinë dhe vendlindjen e prindërve dhe gjyshërve të tij.

Në intervistën për rubrikën “Talenti Shqiptar” në FSHF.ORG, Serveti tregon se kur ka marrë ftesën nga FSHF.ORG ka qenë shumë i surprizuar pasi nuk e mendonte se në shumë pak vite do të arrinte kaq lart.
Por si lindi dëshira dhe pasioni për futbollin?
“Mbaj mend që kam qenë një fëmijë i fiksuar pas futbollit. Luaja dhe kudo ku shkoja, mbaja një top me vete. Kam pasur shumë besim te vetëvetja. Kisha shumë dëshirë të luaja dhe shtysa ime kryesore ka qenë futbolli. Gjithnjë ëndërroja të isha një futbollist dhe të arrija majat. E sot them se po ja dal,” është shprehur Serveti.


