Në këto ditë të ftohta kur temperaturat arrijnë në -8 dhe kur shumica prej nesh qëndrojnë në shtëpi pranë familjeve apo dalin për qejf, ka njerëz që punojnë në majë të shtyllave për të siguruar furnizimin me energji elektrike për fshatrat që u shkëputet pasi dëmtohen përcjellsat nga era dhe bora.
Kudo nëpër male mes borës dhe të ftohtit për orë të tëra mundohen me shpirt për të siguruar një shërbim për të cilin shumica e popullit vetëm di të shajë. Nëse vite më parë qëndrohej me javë pa energji sot edhe bëse largohet vetëm 30 minuta do të shikoni në rrjet sharje, ofendime dhe se si këta njerëz janë kthyer në mesjetë se nuk kishin 30 minuta drita.
A e keni provuar ta bëni një punë të tillë? Të punoni mes acarit? Të ecni dhe çani borën? Jo, atëherë para se ti shani, falenderojini! Ata puntorë kanë familje, fëmijë të cilët i presin në shpi, duan edhe ata të dalin të shijojnë borën, por nuk e bëjnë pasi edhe nëse kanë ditë pushimi i thërret detyra.
Kolibri.al gjen rastin të shprehë mirënjohjen për këta heronj të vërtetë të cilët ditë dhe natë punojnë për të siguruar elektricitetin kur ka defekte.