Korça vitet e fundit po merr një vëmendje edhe në mbjelljen e luleve shumëngjyrëshe. Pothuajse në çdo hapsirë publike po mbillen të tilla duke i dhënë atyre pamje dhe aromë të veçantë. Kryetari i Bashkisë Sotiraq çdo javë poston një hapsirë të re që i shtohen lule.
Postimi
Korça është mbushur plot me lule shumëngjyrëshe edhe në këtë prag vjeshte.
Ekipi i punonjësve të gjelbërimit ka filluar punën nga Bulevard “Republika” dhe Zona Këmbësore për t’i dhënë më tej ngjyra gjithë qytetit.



