Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e së martës në aksin rrugor Maliq – Pogradec, ku një autoambulancë e Spitalit të Korçës është përplasur me një automjet me targa greke.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 05:00 pranë fshatit Sovjan. Burimet bëjnë me dije se autoambulanca ka humbur kontrollin dhe ka goditur mjetin tjetër, i cili drejtohej nga një emigrant shqiptar që sapo kishte mbërritur në atdhe për të kaluar pushimet.
Ky aks rrugor kombëtar mbetet mjaft i ngarkuar gjatë sezonit veror për shkak të fluksit të shtuar të mjeteve. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj përplasjeje në rrugë.
Foto ilustruese.


