Pogradec: Aksident në aksin nacional Pogradec – Qafë Thanë, një mjet është goditur me një motorr.
Sipas informacioneve, drejtuesi i motorrit është dërguar në spital, ku po merr ndihmën mjekësore.
Policia është ende në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, ndërkohë që u ndalua drejtuesi i mjetit për deklarim.