Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 29.08.2023, rreth orës 13:10, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Starovë, Pogradec, motomjeti me drejtues shtetasin A. K., banues në fshatin Gështenjas, është përplasur me biçikletën me drejtues shtetasin S. B., banues në Guras, i cili për pasojë ka marrë dëmtime dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Me drejtuesin e motomjetit, shtetasin A. K., po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.