Një aksident rrugor është regjistruar sot në unazën veriore të qytetit të Korçës, ku një automjet ka përplasur një biçiklist.
Policia bën me dije se shtetasja J. S., duke drejtuar mjetin, ka goditur biçikletën me të cilën po udhëtonte 51-vjeçarja E. C. Hetimet paraprake tregojnë se gruaja me biçikletë ka kaluar në mënyrë të papritur nga krahu i djathtë i rrugës në krahun tjetër, çka ka bërë të pamundur shmangien e përplasjes.
E lënduara u dërgua menjëherë në spitalin rajonal të Korçës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, drejtuesja e automjetit është shoqëruar në Komisariat për procedurat e mëtejshme ligjore. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të plota të ngjarjes.


