DVP Korçë
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. M., 20 vjeç, banues në fshatin Koshnicë, Devoll, pasi në rrugën “Ziçisht-Bilisht”, pranë fshatit Fitore, Devoll, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen M. M., 52 vjeçe, banuese në Bilisht, e cila pas marrjes së mjekimit në spitalin e Bilishtit, u largua në banesë.
Shtetasi M. M., pas aksidentit u largua nga vendi i ngjarjes, por më pas u identifikua dhe shoqërua nga shërbimet e Policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.