Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Pogradec–Qafë Thanë, ku një automjet përplasi dy këmbësore pranë vijave të bardha.
Viktimat ishin Manushaqe Gjoka, 62 vjeçe nga Durrësi, e cila ndodhej për pushime në Pogradec dhe ndërroi jetë rrugës për në spitalin e Traumës pranë Elbasanit, dhe një vajzë 11-vjeçe, e cila pësoi lëndime më të lehta dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. B., u shoqërua nga policia për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po kryen ekspertimet dhe po merr dëshmitë e nevojshme për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.


