Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 11:30, në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë. Automjeti që drejtohej nga shtetasja A. Sh. është përplasur me një tjetër automjet me drejtues shtetasin D. K.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën pasagjerja në automjetin e shtetases A. Sh., shtetasja E. S., 41 vjeçe.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti tragjik.


