Pas aksidentit të rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku 18-vjeçari Bernard Rexhollari u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, Policia e Korçës ka dhënë raportin zyrtar mbi ngjarjen.
Fillimisht u dyshua se aksidenti mund të kishte ndodhur si pasojë e një përplasjeje me një mjet tjetër nga pas, por hetimet e kryera dhe sekuestrimi i kamerave të sigurisë treguan se i riu humbi kontrollin mbi motorin dhe doli nga rruga, duke pësuar dëmtime serioze.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për të riun, ndërsa autoritetet po vijojnë monitorimin dhe hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.


