Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka dhënë detaje të reja në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Korçë-Bilisht, ku për fat të keq humbi jetën shtetasi B. S., 67 vjeç.
Pas veprimeve hetimore, është arrestuar në flagrancë shtetasi D. K., 22 vjeç, banues në Devoll, i cili dyshohet si shkaktari i aksidentit fatal. Ai akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, ndërkohë që autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit për të shmangur ngjarje të tilla tragjike.


