Një ditë e mbushur me energji pozitive, kreativitet dhe buzëqeshje është zhvilluar në Qendrën Ditore për Fëmijë në Maliq, ku të vegjlit u përfshinë në një sërë aktivitetesh argëtuese dhe edukative.
Fëmijët morën pjesë në lojëra interaktive, piktura, kërcime dhe këngë, duke shprehur lirisht emocionet dhe imagjinatën e tyre. Aktiviteti synoi të nxisë zhvillimin social dhe emocional të fëmijëve përmes lojës, artit dhe ndërveprimit me njëri-tjetrin, në një ambient të sigurt dhe gjithëpërfshirës.
Ky aktivitet u realizua me mbështetjen e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), në kuadër të projektit “Leave No One Behind” (#LNB), të financuar nga Ambasada e Zvicrës në Shqipëri.
Iniciativa të tilla janë shembull i qartë i përkushtimit për të ofruar mundësi të barabarta për çdo fëmijë dhe për të ndërtuar komunitete më gjithëpërfshirëse e të kujdesshme ndaj mirëqenies së të miturve.


