Familjarët e Tajana Dajko e cila ndërroi jetë në datën 14 Gusht akuzojnë mjekët për mjekim të pakujdesshëm
Vajza e djali i të ndjerës thanë se vizitën e parë në shërbimin e urgjencës së spitalit të Korçës e kanë bërë paraditen e së mërkurës.
Sipas tyre dy mjeket kanë neglizhuar gjendjen e saj shëndetësore duke mos i ofruar shërbimin e duhur mjekësor por janë mjaftuar në gjëra të thjeshta.
Policia e Korçës ka lajmëruar se ka referuar kallëzimin e familjarëve në prokurorinë e Korçës për dy mjeket, ndërkohë që pritet vijimi i hetimeve. Nga ana tjetër familjarët bëjnë të ditur se kanë tashmë në dorën përgjigjen e ekspertizës mjeko ligjore që sipas tyre tregon se vdekja ishte natyrale