Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Korçë, ku një 42-vjeçar ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë se djali i tij, vetëm 17 vjeç, është larguar nga banesa më datë 18 gusht 2025 dhe që prej asaj dite nuk është kthyer më.
Sipas informacioneve zyrtare, menjëherë pas kallëzimit, forcat e Policisë kanë nisur procedurat e kërkimit të të miturit, ndërsa po punohet edhe për zbardhjen e rrethanave të largimit.
Familja e 17-vjeçarit ndodhet në ankth, ndërkohë që autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që mund të kenë informacion për vendndodhjen e tij të kontaktojnë menjëherë me Policinë.


