Edhe njëherë tjetër fizioterapistja e qytetit të Pogradecit ka bërë mrekullinë në fushën e lojës në ndeshjen Pogradeci – Butrinti.
Në një moment të kësaj ndeshje ka pasur një përplasje loje mes dy futbollistëve, përplasje kjo që ka lënë të shtrirë në fushë futbollistin e Butrintit Selidon Zholi.
Drejt tij kanë vrapuar të dy stafet mjekësore dhe fill pas tyre ka vrapuar dhe fizioterapistja Alma Angjo pasi gjendja e futbollistit nuk ishte aspak e mirë.
Për disa sekonda futbollisti ka qene në gjendje të fikti dhe vetëm ndërhyrja e Angjos (duke i nxjerr gjuhën lojtarit) ka normalizuar situatën shëndetësore të lojtarit, situatë e cila është pritur me duartrokitje nga tifozeria pogradecare.
Ky është momenti i dytë për Angjon që bën mrekullinë me futbollistët, para dy viteve ishte më portierin Alliu dhe këtë herë me sarandiotin Zholi.


