Fshati i Lubonjës është bërë pjesë e projektit pilot për bashkëpunimin me komunitetin për procesin e grumbullimit, përpunimit dhe përgatitjes së farave të pishës të zezë, bredhit, dushkut, ahut dhe akacies. Këto elementë do të cilësohen si speciet që do të mbajnë peshën kryesore të aksionit të madh të pyllëzimit për këtë vit.
Fushata e pyllëzimit parashikohet të nisë në muajt nëntor-dhjetor dhe të përfundojë në muajt shkurt-mars. Në fund të fushatës do të jenë mbjellë rreth 100 mijë pemë të reja, kryesisht në territorin e bashkisë së Korçës dhe pjesërisht në atë të Devollit.

“Ma ndjen zemra që do jetë një punë e madhe dhe e bukur dhe kjo falë përpjekjes së shumë njerëzve e cila po mbështetet financiarisht nga një organizatë ndërkombëtare dhe kontribute të tjera lokale”– është shprehur Ardit Konomi.
Një nga qëllimet e këtij projekti është që të krijohet një traditë të re dhe e shëndetshme për përkujdesjen e asaj që kemi sot dhe projektimit të asaj që mund të kemi nesër.


