“O dashuri, mos më dëno me fatin tim, m’i ler të hapura të gjitha stinët, mos e ler perëndimin tim të madh dhe të vakët, të përgjumet gjatë instikteve…” – këto janë disa prej vargjeve të poezisë që mban titullin e librit më të ri të poetit dhe përkthyesit Arjan Kallço.
Këtë herë, Kallço sjell përkthimin e poezive të poetes italiane Alda Merini, krijimtaria e së cilës u mbrujt me një përzierje intensive dhimbjesh, gjenialiteti krijues dhe një ndjenje të thellë njerëzore.
Në një prononcim për mediat, Kallço përcolli një falënderim të veçantë për miqtë që e ndihmuan në realizimin e këtij libri.
Libri së shpejti do të jetë i disponueshëm për lexuesit në libraritë e kryeqytetit.


