Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    “Arkeologjia Digjitale” në Tumën e Kamenicës – një eksperiencë ndërvepruese për publikun

    Aktualitet October 1, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në kuadër të Javës Europiane të Trashëgimisë Kulturore, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Kulturës Korçë, në ambientet e Qendrës Muzeale të Tumës së Kamenicës u zhvillua aktiviteti me temë “Arkeologjia Digjitale”.

    Ky organizim synoi të afrojë publikun me vlerat kulturore, historike dhe arkeologjike të qarkut të Korçës, duke i ofruar një eksperiencë gjithëpërfshirëse dhe ndërvepruese. Programi përfshiu prezantime nga arkeologë dhe studiues, të cilët theksuan rëndësinë e dokumentimit dhe ruajtjes së trashëgimisë përmes teknologjive moderne digjitale.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Pjesëmarrësit patën gjithashtu mundësinë të marrin pjesë në një guidë të posaçme në sitin arkeologjik, ku u njohën nga afër me historinë dhe veçantitë e Tumës së Kamenicës, duke përjetuar mënyra inovative interpretimi përmes mjeteve bashkëkohore.

    Një moment i veçantë i aktivitetit ishte prezantimi i punës së Qendrës MEET, e cila ka realizuar për herë të parë modelimin 3D të 30 monumenteve të kulturës, kryesisht kala të qarkut Korçë. Një pjesë e tyre u shfaqën për publikun, duke shërbyer si bazë për një arkiv modern dhe digjital të trashëgimisë kulturore.

    Diskutimet e ditës theksuan domosdoshmërinë e integrimit të teknologjisë në shërbim të ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë, për ta bërë atë më të aksesueshme për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.

    Ky aktivitet dëshmoi se trashëgimia kulturore nuk është vetëm kujtim i së shkuarës, por një burim i gjallë edukimi, identiteti dhe zhvillimi të qëndrueshëm, duke përfaqësuar një shembull të mirë të bashkëpunimit institucional dhe angazhimit qytetar.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    Dinastia e marangozëve korçarë Pelteku

    April 28, 2024

    Bishnica e Pogradecit/Në pritje të rrugës për të zhvilluar turizmin

    September 13, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.