Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Aleks Qiqin, autorin e plagosjes së ndodhur pak ditë më parë në fshatin Dvoran.
Prokuroria e Korçës kërkoi masën më të rëndë të sigurisë për 41-vjeçarin, kërkesë që u pranua nga trupa gjykuese.
Seanca u zhvillua në ambientet e spitalit rajonal të Korçës, ku Qiqi ndodhet ende duke marrë trajtim mjekësor, për shkak të dëmtimeve të marra gjatë ngjarjes.


