Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Arrestime, procedime penale dhe shpallje në kërkim — Policia e Korçës godet disa raste në qark

    Aktualitet October 21, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka zhvilluar një sërë veprimesh gjatë 24 orëve të fundit, duke arrestuar, proceduar penalisht dhe shpallur në kërkim disa shtetas për vepra të ndryshme penale në qytetet e Korçës, Pogradecit dhe Maliqit.

     

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Arrestim në gjendje të dehur:
    Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. M., 40 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin nën efektin e alkoolit.

     

    Armëmbajtje pa leje dhe shkelje në vendin e punës:

    Në vijim të kontrolleve në territor, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku nisën procedimet penale për disa shtetas:

    A. H., 53 vjeç, banues në fshatin Leshnjë, u kap në një zonë të pyllëzuar me armë gjahu pa leje.

    J. L., 37 vjeçe, banuese në Korçë, pasi në biznesin e saj u konstatuan punonjës të paregjistruar.

     

    Vjedhje, kanosje dhe lëndë narkotike:
    Policia e Korçës ka proceduar penalisht edhe shtetasit B. D. (26 vjeç), A. K. (25 vjeç) dhe D. N. (26 vjeç), të tre banues në Tiranë, ndërsa ka shpallur në kërkim A. K., 36 vjeç, banues në Korçë.

    Sipas hetimeve, 36-vjeçari dyshohet se i ka vjedhur një shumë lekësh shtetasit D. N. në ambientet e një lokali, ndërsa ky i fundit dhe dy shokët e tij kanë kanosur babain e autorit të dyshuar.

    Gjatë kontrollit fizik, shtetasit B. D. iu gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

     

    Konflikt mes të miturve:
    Po në qytetin e Korçës, për 10 shtetas të mitur, të moshave 13 deri në 17 vjeç, nisi procedim penal pasi janë konfliktuar me tre 14-vjeçarë, për motive të dobëta.

     

    Zbardhet një vjedhje e ndodhur më herët në Korçë:
    Në vijim të hetimeve për ngjarjen e datës 17 tetor, ku shtetasi A. P. kallëzoi vjedhjen në dyqanin e tij në lagjen nr. 3, policia identifikoi dhe procedoi penalisht autorin e dyshuar, A. A., 64 vjeç, banues në Korçë.

     

    Raste të tjera në Pogradec dhe Maliq
    Në Pogradec, u proceduan penalisht:

    D. H., 39 vjeç, nga fshati Dardhas, pasi u kap duke transportuar lëndë drusore të prerë në mënyrë të kundërligjshme;

    A. B., 42 vjeç, nga fshati Slabinjë, i cili u gjet me armë gjahu dhe municion pa leje.

     

    Në Maliq, u proceduan penalisht shtetasit Xh. A., 32 vjeç dhe I. P., 49 vjeç, pasi dyshohet se janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.

     

    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme hetimore.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    Besa Spaho, vajza që u rrit në PS, profesionistja që kërkon parlamentin

    March 13, 2025
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.