Policia e Korçës ka goditur një tjetër rast të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Korçës, për shtetasin Xh. H., 30 vjeç, banues në fshatin Buçimas. Ky shtetas akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Ndërkohë, gjatë kontrolleve në terren, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” ndaluan për verifikim shtetasin G. V., 22 vjeç, banues në Kamëz. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis. Për këtë rast, materialet hetimore u referuan në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal në ngarkim të tij.
Policia bën me dije se kontrollet për parandalimin e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve vijojnë çdo ditë në të gjithë qarkun.


