Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Arrestohet doganieri në Kapshticë, fuste djathë kontrabandë

    Korçë July 27, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Doganieri Marjo Taraj është arrestuar në piken e kalimit kufitar të Kapshticës. Ka qenë AMP ajo që ka kryer operacionin, pasi sipas informacioneve të siguruara ky doganier bashkë me një shtetas tjetër fusnin djathë kontrabandë nga Greqia drejt Shqipërisë.

    Ja reagimi i policisë së Korçës

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Korçë/Goditet një rast i kontrabandës me mallra. U kap duke transportuar me automjet, një sasi të konsiderueshme produkti ushqimor të kontrabanduar (nënprodukt qumështi), vihet në pranga 48-vjeçari. Vihet në pranga edhe një doganier i Pikës Doganore Kapshticë, pasi dyshohet se shpërdoroi detyrën, duke lejuar kalimin e sasisë së produktit, në mënyrë të paligjshme.

    Sekuestrohet sasia e produktit ushqimor të kontrabanduar. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare të DVP Korçë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar dhe në inteligjencën informative, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, kanë goditur një tjetër rast.

    Si rezultat i tij, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

    • A. M., 48 vjeç dhe M. T., 32 vjeç, banues në Tiranë. Shërbimet e Policisë, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, pranë fshatit Dishnicë, Korçë, kanë ndaluar automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasit A. M., në të cilin gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan 179 kuti me një sasi të konsiderueshme produkti ushqimor të kontrabanduar (nënprodukt qumështi).

    Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë edhe shtetasi M. T., me detyrë doganier i Pikës Doganore Kapshticë, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, duke favorizuar shtetasin A. M., për të kaluar sasinë e produktit ushqimor në mënyrë të kundërligjshme, pa kryer detyrimet doganore.

    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Krahina e Oparit, pëllëmbë e histori

    April 19, 2024

    Legjenda e kishës së Shën Marenës

    June 24, 2023

    Sot do të festonte ditëlindjen shkrimtari i madh Teodor Laço

    September 28, 2025
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.