Po ndiqet penalisht një 45 vjeçar nga fshati Arrëz i Devollit pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta, një 37-vjeçar.
Fatmirësisht 37 vjeçari është në gjendje të mirë shëndetësore.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Procedohen në gjendje të lirë 1 shtetas, për veprën penale të dhunës
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. M., 45 vjeç, banues në fshatin Arzë, Devoll, pasi në fshat, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta, një 37-vjeçar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


