Në fshatin Strelcë, Njësia Administrative Gorë, ka përfunduar faza e parë e asfaltimit të rrugës me një gjatësi prej 500 metrash linearë. Ky është vetëm hapi i parë i një projekti më të gjerë, që do të vijojë me faza të tjera deri në përfundimin e plotë të segmentit rrugor.
Investimi është realizuar nga Bashkia Maliq, me të ardhurat e veta, duke pasur si synim kryesor kthimin e zonës në një atraksion turistik të vizitueshëm gjatë gjithë vitit.
Ky projekt është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të bashkisë për të përmirësuar infrastrukturën dhe për të sjellë zhvillim të qëndrueshëm në zonat rurale. “Punojmë çdo ditë, jo me fushata”, është mesazhi që përcillet nga autoritetet vendore, duke theksuar angazhimin konkret në shërbim të komunitetit.
Ky investim pritet t’i japë një hov të ri turizmit malor dhe zhvillimit ekonomik të Strelcës dhe gjithë zonës së Gorës.


