Skënderbeu dhe Vllaznia do të luajnë më 24 maj në “Air Albania”, finalen e vogël për vendin e tretë. Ndeshja e vlefshme e “Final 4” nuk ka interes sepse fatet e sezonit për të dyja skuadrat janë vulosur.
Kjo gjë është reflektuar dhe te biletat e shitura. Kështu asnjë biletë nuk është shitur deri tani nga korçarët dhe shkodranët te tribunat e dedikuara prapa porte.
Kujtojmë se Skënderbeu u eleminua në gjysmëfinale nga Partizani me rezultatin 1 me 0. Në anën tjetër Vllaznia nuk ia doli, pasi barazoi 0-0 kundër Egnatias që kishte avantazhin e barazimit.
Tifozët kuqeblu ishin përgatitur pse jo, për të shijuar titullin kampion këtë sezon, por eliminimi në gjysmëfinale i ka mërzitur së tepërmi ata dhe sigurisht që nuk kanë më asnjë interes për ndeshjen e së premtes.