Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Atdheu nga Fatos Baxhaku

    Kulturë November 29, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Fragmenti nga Fatos Baxhaku për atdheun është një reflektim i thellë dhe prekës mbi domethënien e tij. Ai e përshkruan atdheun si diçka shumë më tepër sesa një koncept gjeografik apo historik – një përvojë njerëzore e ndërtuar mbi kujtime, ndjenja, sakrifica dhe përpjekje.

    Teksti përfshin një ndjenjë të përzier krenarie dhe përgjegjësie, duke theksuar që atdheu është i lidhur me jetën e përditshme, me gjuhën, historinë dhe marrëdhëniet që ndërtojmë. Ai përmend edhe aspektet e vështira të të jetuarit në një atdhe, duke treguar për të metat dhe dhimbjet që ne shpesh i lidhim me të.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Përshkrimi i atdheut si një vend që “nuk do brohoritës” dhe që kërkon punë dhe mend, ofron një mesazh të fuqishëm: dashuria për atdheun duhet të shfaqet përmes veprimeve konkrete, jo thjesht deklaratave patriotike. Në të njëjtën kohë, ai vë në dukje nevojën për përparim dhe për të mos u mbështetur vetëm te legjendat dhe heronjtë e së kaluarës.

    Atdheu

    Nga Fatos Baxhaku

    – Atdheu është vatra familjare, gardhi, era e mirë e shtëpisë, vendi ku e ndien veten të barabartë dhe të respektuar, bash aty ku të zë gjumi rehat. Do hash ndonjë të sharë, por të jesh i sigurt që e ke pasur hallall.

    – Atdheu është gjuha, rrugicat, dialekti, ëndrrat, përrallat, hartimet, dashuritë e para dhe ato të munguarat, librat e shkoqur erëmira.

    – Atdheu është dhimbja jote. Është pafuqia dhe fuqia jote. Është pikërisht ajo që ti do të doje të ishte më mirë.

    – Atdheu është gjeni yt, mëkatet e tua, merita e tua, dashuritë e tua, tradhtitë e tua.

    – Atdheu është edhe me ngjyra: Flamuri, Kuqezia, Pavarësia, heronjtë, bëmat… Por mos harro, kanë ardhur kohë të tjera, që kanë nevojë për punë dhe jo për legjenda.

    – Atdheu është edhe stinë. Nganjëherë na lodh me zymtësinë, apo me shiun, dhe herë të tjera na ngazëllon me beharin e parakohshëm që vjen befas. Atdheu është ai, vetmitar, i paparashikueshëm.

    – Atdheu nuk do brohoritës. Më të famshmit brohoritës nuk kanë pasur fat të mirë.

    – Atdheu nuk i do ata që shkojnë nga salla e bilardos drejt e në stadiumin ku mëtojmë të jemi edhe ne. Atdheu na kërkon në radhë të parë punë dhe mend. Si i bëhet?

    – Atdheu është ai vend i mrekullueshëm ku na kanë mësuar se më e mbarë udhë është të shtojmë miqtë dhe jo armiqtë.

    – Nga Atdheu dhe historia e tij e gjatë kemi mësuar se ai nuk do që të jetë një trofe pa jetë, por një bashkëudhëtar që na lyp të ndreqim të tashmen dhe të ardhmen.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Pagesa e taksës së mjeteve tashmë 100% online në e-Albania: më pak kohë, më pak kosto, më shumë lehtësi për qytetarët

    January 17, 2026

    Rinovimi i dokumenteve të identifikimit në çdo zyrë IdentiTek, pa kufizim nga vendbanimi

    January 14, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    “Poli i Dijes” në Korçë drejt përfundimit, një hapësirë moderne për studentët

    March 4, 2025

    Fatos Olldashi/ Mjeku pogradecar që shëron Hernien Diskale  

    January 1, 2024
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.