Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    “Atë ditë kishte ditëlindjen, e prisnim me tortë”/ Familjarët e gruas që vdiq në spitalin e Korçës akuza mjekëve: I dhanë vetëm një kokërr, i thanë ke ankth!

    Aktualitet August 17, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Familjarët e 61-vjeçares, që humbi jetën tre ditë më parë në spitalin e Korçës, kanë lëshuar një lumë akuzash në drejtim të bluzave të bardha. Vajza, në një prononcim për gazetaren e News24, Lorena Kodra deklaroi se nëna e saj, Tatjana Dajko, vdiq për shkak të mungesës së kujdesit nga ana e mjekëve.

    “Nëna jonë vdiq ditën e ditëlindjes do i prisnim tortën e ditëlindjes dhe na vdiq nga duart e mjekëve. nuk kanë vrarë vetëm atë, na vranë edhe ne. Mos e pastë njeri fatin e nënës tonë, do e ndjekim këtë çështje deri në fund”, tha vajza e 61-vjeçares, Klotina Topulli.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Ajo tregoi se si kishte përfunduar në spital me një shtrëngim në gjoks, por pasi i kishin vendosur një hapë në gojë, e kishin nxjerrë.

    “E ka marrë mamin vëllai në 10 pa dhjetë e ka çuar në urgjencën e spitalit. Mami kishte shtrëngim të gjoksit dhe dhimbje në mes të shpatullave. E kanë shpënë atje i kanë matur tensionin dhe oksigjenin. I kanë bërë 1 qetësues dhe i kanë vënë një hapje nën gjuhë.

    Qëndroi 10 minuta shtrirë dhe i thanë ‘ngrihu se erdhi tjetri, ulu te stolat te korridori i urgjencës’. U ul aty priti pak dhe i vajti te dera doktoreshës i tha ‘a do ma matni prapë tensionin?’ Ajo i tha; “ik se nuk ke asgjë! Ke ankth, stres”.

    Kur doli nga dera e spitalit ajo po ndihej më keq. Kur erdhi në shtëpi tha po ndihem akoma më keq prej ilaçeve, nuk ndihem mirë.

    E pamë që u bë më keq rreth orës 19 e 30 kemi marrë ambulancën, e pamë që ambulanca po ashtu…morëm makinën tonë dhe e çuam. Sa arritëm te dera e spitalit mamaja ka vdekur. Ajo kishte hemorragji nga hundët, nga goja si mund të thonë ata që ka vdekur për shkaqe të panjohura, natyrale kur ne e kemi paraqitur në 10 pa dhjetë në spital.

    Duhet të marrë masat shteti. Mos e pastë fatin asnjë siç e pati mamaja ime nga doktorët. Nuk vuante nga asgjë! Ishte 61 vjeçe, mbushi atë ditë që vdiq. Në spital nuk i bënë asgjë. Kur kam hyrë në 19:30 në spital që mamaja ime sa hyri te dera e spitalit ishte e vdekur ata kanë marrë EKG-në t’ja bënin. Kam bërtitur me të madhe të hapin kamerat, të shikohen. Ku u gjet EKG-ja tani? Pse nuk iu bë kur ishte e gjallë? Nuk i kanë bërë asgjë! E bënë më keq.”, tha e bija e viktimës.

    Ndërkohë, Anil Dajko, djali i të ndjerës pohoi se;

    “Nëna rrinte me mua. E mora në 10 këtu dhe e çova në spital. E pyeti doktoresha çfarë ke? I tha mamaja ‘më dhemb gjoksi dhe kurrizi’. I matën tensionin dhe oksigjenin. I bënë gjilpërë e ngritën u ul te stolat mamaja pas meje. U ngritëm prapë dhe i tha mamaja; do më matni tensionin prapë?’. ‘Ik, Ik’, i thanë nuk ke gjë, një gjendje ankthi ke’.

    Duke ardhur rrugës për në shtëpi më tha mua; po më zë më shumë tani, por do të më kalojë. Erdhëm në shtëpi jo më tha po më zë më shumë. Erdhëm në shtëpi do prisnin tortën e ditëlindjes mbesat, ajo sa hyri brenda u këput.

    Morëm ambulancën, pritëm të vinte, por pas 12 minutash na u tha; jemi në Bulgarec. Pastaj mora makinën time, me sakrificë, e çova në spital. Te dera e spitalit i morën mjetet për mamanë time.

    Jo nuk bëhet ajo gjë, që t’ja bënin shërbimet si vdiq. Përse e mbajtën në morg kur i kanë vënë ato diagnoza? Vdekje e menjëhershme? Çfarë janë këto që shkruajnë, për të mbuluar plehrat? Unë çuditem, më copëtuan. Çfarë ka nxjerrë ekspertiza? Dua të drejtën e mamasë time. Asnjë mos e ketë këtë fat të mamasë sime.”, tha i biri.

    Akuza ka hedhur dhe nipi i 61-vjeçares, Fation Dajko.

    “Turp, turp për këta doktorë që kemi dhe për këtë shtet që kemi. Erdhi mjekoligjori aty dhe shikoni çfarë ka shkruajtur, është tallur me ne. Na i kanë dhënë ditën e dytë në 3 pasdite, copë copë personin. E kishin çarë në kokë, kudo. Le t’ja bënin EKG dhe po të ishte në gjendje të rëndë do e kishim ndjekur dhe atë njeri do e kishim mes nesh. Borxh do merrnim se vetëm lekë kërkojnë plehrat.

    Turp i Zotit! Turp mos e dinë se do shpëtojnë. Të vihet drejtësia në vend në mos ka edhe mënyra të tjera…Do luajmë gurin e fundit për jetën e nuses së xhaxhait tim. Nuk e mori Zoti e mori robi.”, tha ai.

    Familjarët gjithashtu kanë bërë kallëzim penal pasi pretendojnë për neglizhencë të mjekëve të turnit, shtetaset me inicialet A.D dhe G.R.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Korçë Lajmi_i_fundit
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    “Artisti i Merituar” Jani Riza, 35 nga largimi i tij “pabesisht” nga skena dhe ekrani

    October 24, 2023

    Kodi i ri Penal, Ulsi Manja zgjedh të njihet me të nga Pogradeci

    September 14, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.