Author: Kolibri 4
Pas dy humbjeve radhazi në trasnferte me Tiranën dhe Teutën, Skënderbeu rikthehet në shtepi për të pritur Kukësin, ekip që mbyll renditjen në kategorinë superiore. Nëse humbja në transferte me Tiranën është justifikuar edhe për shkak të kërkesave që ka skuadra bardheblu, humbja me Teutën në javën e 4 nuk ka lënë shije krejt të mirë për bardhëkuqtë. Kjo edhe për atë sepse Skënderbeu me shume se me Tiranën, Partizanin, Egnatian, Dinamon apo Vllaznine, pikët duhet t’i kërkojë me skuadrat të cilat kërkojne qëndrim në kategorinë e më të mirëve, përfshi këtu dhe Teutën. Trajneri Ivan Gvozdenoviç nuk është se…
374 shqiptarë të pafajshëm u vranë në fshatin Panarit në korrik të vitit 1914 nga forcat andarte greke! 75 banorë të tjerë në përpjekje për t’u larguar, vdiqën rrugës nga uria! 217 banorë kishin patur të njëjtin fat në atë që njihet si masakra e Hormovës, pranë Tepelenës. Atje ende nuk lejohet ngritja e një memoriali të denjë. Sulme u realizuan mbi popullatën civile kudo, në Kolonjë, Korçë, Leskovik, Labëri, Tepelenë, Këlcyrë, Përmet, Delvinë, Devoll, Gjirokastër, në zonën e Bregut, Skrapar e deri Berat e Tomorricë! Sipas të dhënave rreth 50 mijë shqiptarë të pafajshëm u vranë apo humbën jetën…
Alesia, 9-vjeçarja nga fshati Boshanj i Kolonjës, tashmë ka një mësuese dhe nuk i fsheh emocionet. “Jam shumë e lumtur”, tha vogëlushja. Për të shkolla nuk filloi më 11 shtator, si për gjithë bashkëmoshatarët, por një javë pasi historia u publikua në media. Drejtoria Arsimore emëroi mësuesen pas apelit të vogëlushes dhe nënës së saj. Nga portali u përzgjodh Ena Elezi, e cila orën e parë të mësimit në profesionin e mësueses e dha për Alesian. Mësuesja e sapoemëruar udhëton çdo ditë nga Korça në fshatin Boshanj të Ersekës për t’i dhënë mësim nxënëses së klasës së katërt. Ena Elezi…
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdeku Burra zamani me mustaqet deri te veshi që dinë si pihet rakia, si respektohet Kanuni, janë të rrallë, por ndoshta kanë mbetur në Mokër. -Mokra është e bukur, thotë një polic rrugor afër Quksit, ka ajër të pastër, njerëz të urtë. Por kot lodhesh. S’ke për të gjetur asnjë burrë rakie dhe kanuni. Pijetarët janë bërë qumështorë. -Vazhdo vazhdo, thotë një banor i Karkavecit, hiç mos u ndal, ik e gjeje mokrarin me mustaqe në të satëme. Te ura e Golikut marr një Mendimtar të Rodenit ulur mbi një gur. E pyes për ndonjë…
Në fshatin Miras të Devollit shpopullimi ka zënë vend prej vitesh. Një nga fshatrat më të mëdhenj të bashkisë, nga 3 mijë banorë dikur, kanë mbetur rreth 800. Banorët shprehen se atje mungon e ardhmja, punësimi dhe mirëqenia ndaj të rinjtë nuk gjejnë asnjë arsye pse të jetojnë në fshat më dhe i janë drejtuar emigrimit. Pleqtë që jetojnë në Miras thonë se të rinjtë kanë ikur masivisht. “Fshati ka qenë 3 mijë banorë sot ka 800. Ikën nga hallet e tyre.” Askush nuk ka prespektivë për të jetuar në këtë fshat, pasi mundësitë janë zero, ndaj Greqia mbetet “parajsa”…
Tri orë në këmbë për të marrë dije, motrat nga Hondishti sfidojnë largësinë për shkollimi Kjo është një pjesë e terrenit ku dy motrat nga fshati Hondisht i Pogradecit, detyrohen të përshkojnë çdo ditë për të vajtur dhe për t’u kthyer nga shkolla. Rexhina dhe Renata duhet të ecin më shumë se një orë për të vajtur në shkollë dhe po kaq për t’u kthyer. “Shkojmë çdo ditë me dëshirë. Vetëm kur jemi të sëmura nuk shkojmë”, tregon më e madhja prej tyre. Natyrisht, për shkak të rrugës dhe terrenit ato i shoqëron çdo ditë babai i tyre. Teksa bisedojmë…
DVP Korçë/Vihen në pranga 1 shtetas, për veprën penale të ushtrimit të dhunës ndaj uniformave të policisë -Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec bënë ndalimin e shtetasit në kërkim M. V., 33 vjeç, banues në fshatin Udënisht, Pogradec, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, kryer në bashkëpunim. Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë…
Policia e Shtetit po vijon kontrollin në për personat në kërkim, një patrullë e repartit “Shqiponja” në ndjekje të një personi të dyshimtë është qëlluar nga ky person dhe për pasojë ka mbetur i plagosur punonjesi i policisë E.A. Punonjësi i Policisë është në sallën e operacionit ndërsa Policia është vënë në ndjekje të autorit.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së se i është mirënjohës presidencës shqiptare për zhvillimin e këtij takimi. Ai tha se Rusia nuk do duhet të ishte më e pranishme në takimin e OKB-së pasi ajo për 754 ditë ka nisur një agresion kriminal të pamotivuar duke vrarë me dhjetëra ukrainas. “I nderuar kryeministri Rama, i jam mirënjohës kryesisë shqiptare për organizimin e këtij takimi! Që prej nisjes së agresionit në shkallë të gjerë, nisur nga shteti që për disa arsye është sërish i pranishëm këtu mes anëtarëve të këshillit të sigurimit, ka…
“Ç’u nisa të vij një natë, por më zu një vesë shi” absolutisht që është kënduar në çdo rrugicë korçare, e të njëjtën këngë këngëtari i djepit korcar Devis Xherahu e ka rikthyer për publikun artdashës shqiptar. Kënga e re e sapo publikuar nga Xherahu është serenata e cila ka ardhur me risi, duke i sjellë një referen të shpejtë, latin, duke e bërë këngën me të gjallë dhe të përqafuar dhe nga të rinjtë, duke ruajtur me fanatizëm notat e serenatës së vjetër gjithashtu. Kolibri.al i uron suksese në projektin e ri Devis Xherahut!

