Author: Kolibri 4
Drejtuesit e Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë zhvilluan një takim të përbashkët në qytetin e Korçës, për të intensifikuar punën e përbashkët dhe për të siguruar një fitore bindëse, e cila u’a kthen bashkinë të gjithë qytetarëve. Ilir Meta “Korça e meriton të drejtohet nga një Zonjë e vërtetë si Prof.Ledina Aliolli dhe kështu do të ndodhë me zgjedhjet e 14 Majit”-ka thënë Ilir Meta gjatë prezantimit të kandidates për kryetare bashkie në qytetin e Korçës. Në zgjedhjet e 14 majit kolaicioni “Bashkë fitojmë” ka bindjen e plotë se bashkia e Korçës do t’i kalojë forcës së tyre politike.…
Ditën e djeshme, u bë prezantimi i kandidatit të koalicionit “Bashkë fitojmë” në qytetin e Maliqit ku u prezantua nga Ilir Meta dhe Sali Berisha. Dr. Alfred Gega po kandidon si kryetar bashkie në qytetin e Maliqit . Gjatë prezantimit nga ana i Ilir Metës, ai u shpreh se për dr. Gegën do të vija në këmbë nga Tirana dhe jo me makinë. Një nga mjekët humanistë që po kandidon në këtë qytet për kryetar bashkie dhe është në garë me Gëzim Topçiun, një kryebashkiak i suksesshëm që e ka treguar në vitet që ka qeverisur këtë bashki.
Këtë mëngjes kryebashkiaku i Maliqit, Gëzim Topçiu, është parë duke mbjellë pemë në mjediset publike të Maliqit. Një nismë e ndërmarrë nga Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, dhe ekipi i tij që po punon në këtë fushatë zgjedhore. Gëzim Topçiu i bashkohet kësaj nisme dhe gjithashtu u bën apel të gjitha bizneseve, të gjithë punonjësve dhe qytetarëve të bëhen pjesë e kësaj nisme për të mbjellë pemë. “Mbjellja e pemëve do të shtojë sipërfaqet e gjelbërta në zonën tonë dhe do të pasurojë natyrën,”-shkruan ai në rrjetin e tij social.
Këtë pasdite Gëzim Topçiu u ndal edhe në fshatin Pirg. Ai e ka nisur që herët fushatën e tij dhe po bën takime me banorë të zonës. “Takimi me komunitetin është shumë i rëndësishëm për t’u njohur me problematikat, shqetësimet dhe prioritetet në vazhdim”,-tha ai. Ndërkohë kundërshtari i tij, Alfred Gega, është më pak aktiv dhe duket se nuk ka nisur ende lojën e vet të fushatës zgjedhore. Edhe 3 javë na ndajnë nga zgjedhjet e 14 majit, a ka mjaftueshëm kohë ai?
Fshat Maliqi është një fshat i qytetit të Maliqit, i pozicionuar 1 km në perëndim të tij. Fshat ku investimet nuk kanë munguar dhe e kanë kthyer në një fshat të bukur dhe të kompletuar.Vetë kryebashkiaku, Gëzim Topçiu, shprehet i kënaqur që ka arritur të bëjë investime si: Tashmë po punohet për një projekt më të madh i cili synon të lidhë Fshat Maliqin me qytetin Maliq përmes një shëtitoreje.Të gjithë fshatrat meritojnë shumë dhe investime të tilla duhen bërë në çdo fshat!
Sali Berisha dhe Ilir Meta në qytetin e Maliqit për të prezantuar kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Alfred Gega, kandidat për kryetar bashkie. “Më 14 maj shqiptarët do të votojnë për shpëtimin e tyre nga qeveritarët që e përdorën pushtetin për t’u pasuruar vetë”- shprehet kreu i Partisë Demokratike. Nën euforinë e pjesëmarrësve z.Gega tha se fitorja më 14 maj është e sigurt dhe shqiptarët do të votojnë për shpëtimin e tyre. Nga ana tjetër Ilir Meta shprehet se dr.Alfred Gega është një nga figurat më humaniste që po kërkon ndryshimin në këtë bashki.
Ditën e sotme Ilir Meta është gjendur në qytetin e Pogradecit ku ka prezantuar kandidatin për kryetar bashkie, Zini Tollozhina.Ai u shpreh se z.Tollozhina është njeriu i duhur, me program e vullnet për ndryshimin që meriton Pogradeci. Iliri Meta së bashku me Zini Tollozhinën dolën para gazetarëve dhe ju përgjigjën pyetjeve të tyre. Ndër të tjera Meta u shpreh se nga Pogradeci dhe deri në Kolonjë do të kenë një fitore bindëse, pasi nuk ka asnjë kandidat që t’u dalë para kandidatëve të forcës sonë politike.
Dega e Partisë Demokratike në Maliq dhe drejtuesit e Partisë së Lirisë kanë prezantuar si kandidat për kryetar bashkie në Bashkinë e Maliqit dr.Alfred Gegën.Dr. Gega ka një jetë politike aktive në këtë forcë politike dhe jo më larg se zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 ai kandidoi si deputet. Në rang qarku ai arriti të merrte 2829 vota, nga të cilat 920 prej tyre i mori në Bashkinë e Maliqit. Alfred Gega është mjek me profesion, kirurg-ortoped-traumatolog.Ka studiuar mjekësi, ka kryer specializim pasuniversitar për “Kirurg-ortoped-traumatolog” pranë QSUT-së, në vitet 1996-2000. Në vitet 2007-2008 ka vijuar me specializim për “Kirurgji ortopedike”…