Author: Kolibri 4

Rrëshqitja e një masivi të madh dherash nga mali ka bërë që të bllokohet rruga e fshatit Dushar në Njësinë Administrative Moglicë. Ky masiv dherash rrezikon shembjen e urës në rrugën kryesore të këtij fshati duke bllokuar kështu prej dy ditësh lëvizjen e banorëve. E gjithë kjo situatë sipas kryetarit të Bashkisë së Maliqit, z.Gëzim Topçiu, është krijuar nga reshjet e shumta të shiut në ditët e fundit. Nga ana e Sektorit të Rrugëve Rurale, pranë Bashkisë Maliq, bëhet me dije se që prej dy ditësh po punohet për largimin e dherave dhe inerteve, por sasia e madhe e dherave…

Read More

DVP Korçë Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. P., 37 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq, pasi në fshatin Zvirinë, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte një 40-vjeçar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Read More

DVP Korçë/Vihen në pranga dy shtetas, trafikonin emigrantë të paligjshëm. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. K., 40 vjeç, banues në Gramsh dhe K. K., 63 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në automjetin kamion që secili prej tyre drejtonte, u gjetën të fshehur gjithsej 5 emigrantë, të cilët dyshohet se ishin ndihmuar nga këta dy shtetas, për të kaluar ilegalisht kufirin. Materialet procedurale i kaluan…

Read More

DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas pasi drejtonte në gjendje të dehur motorin. Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë bënë arrestimin e shtetasit P. G., 60 vjeç, banues në fshatin Borsh, Devoll, pasi në këtë fshat, duke drejtuar një motomjet dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë, është dëmtuar 60-vjeçari, i cili ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën. Nga kryerja e testit të alkoolit rezultoi se shtetasi P. G. e drejtonte motomjetin, në gjendje të dehur. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së…

Read More

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 1, në Durrës ka rënë zjarr në lokalin në pronësi të shtetasit Bashkim Rajku. Ambienti është në emër të babait të këngëtarit Rigels Rajku, i njohur si Noizy. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, si dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Read More

Qeni i guidës Këtë qen, tre vjet më parë dikush e “hodhi” në fshatin Pëllumbas, për ta larguar. Askush se di nëse ishte qen rruge në qytet apo dikush që e kishte në shtëpi dhe e dëboi. Këlyshi u afrua për ushqim pranë një restoranti, “Pashai Bio Food”, i cili ofron mjetet (kapele me ndriçim, elektrik dore) për vizitorët e Shpellës së Pëllumbasit. Qeni filloi të bëjë shoqeruesin e turistëve dhe që atëherë ai filloi ta justifikojë ushqimin e tij. Çdo ditë ai vihet në krye të grupeve të vizitorëve dhe i drejton për te shpella.

Read More

Dashi Sot do të jeni të humbur në mendimet tuaja, duke analizuar jetën dhe marrëdhëniet tuaja. Ju do të pyesni veten nëse ekzistenca juaj po përmbush standardet tuaja. Do të mendoni se çfarë të prisni nga e ardhmja dhe nga njerëzit përreth jush. Demi Sot do të keni të gjitha energjitë që ju nevojiten për t’u marrë me problemet afatgjata familjare. Në të vërtetë, ndoshta do të përplaseni me disa nga të afërmit tuaj. Por kjo situatë nuk do të shkaktojë ndonjë problem serioz. Binjakët Ju pëlqen të kujdeseni për të tjerët dhe ndërhyni rregullisht në jetën e tyre për…

Read More

Devoll/Informacion paraprak Më datë 10.06.2023, rreth orës 20:50, në unazën e qytetit të Bilishtit, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. Sh., rreth 29 vjeç, është përplasur me motomjetin tip “Dayang”, me drejtues shtetasin R. K., 25 vjeç, i cili për pasojë ka marrë dëmtime dhe u transportua për mjekim në spitalin e Korçës. Drejtuesi i automjetit E. Sh., është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Read More

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 10.06.2023, rreth orës 19:20, në rrugën “5 Maji”, janë konfliktuar dy të mitur të moshës 14 vjeç. Si pasojë njëri prej tyre është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa tjetri është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Gjatë kontrollit të njërit prej të miturve është gjetur një pajisje elektroshok. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Ditët e fundit në rrjetet sociale ka pasur postime të shumta dhe denoncime se qentë e rrugës por edhe ata shtëpiakë po helmohen me ushqim. Denoncimet e qytetarëve kanë gjetur edhe mbështetjen e shoqatave që mbrojnë të drejtat e qenve të cilat kanë akuzuar në postet e tyre Bashkinë Korçë dhe kryetarin e saj Sotiraq Filo për këto krime. Diçka e tillë e përsëritur vjen në sezon turistik në Korçë, kohë kur në të cilën shtohet numri i vizitorëve por edhe ankesat e tyre se shqetësohen nga qentë e rrugës. Edhe Televizioni News 24 i ka kushtuar hapsirë televizive këtij…

Read More