Author: Kolibri 4
Ditën e sotme maturantët janë duke dhënë provimin e matematikës. Por, teza e matematikës së maturës shtetërore 2023, është publikuar në rrjetet sociale, 20 minuta para se provimi të niste. Provimi është publikuar në rrjete sociale nga faqja “Studentët Denoncojnë” për të tretën herë radhazi brenda kësaj mature.
Pas provimit të Anglishtes dhe atij të Gjuhës shqipe- Letërsi, mbi 30 mijë maturantë do t’i nënshtrohen sot provimit të tretë të Maturës Shtetërore. Bëhet fjalë për provimin e Matematikës, i cili do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta. Ndërkohë maturantëve u mbetet dhe 1 provim tjetër për të kryer, ai i lëndës me zgjedhje që do të zhvillohet më 19 qershor. Testet e provimeve të Maturës Shtetërore 2023 hartohen, administrohen dhe vlerësohen nga Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA).
Dikur të gjithë e njihnin, ndërsa shumë pak veta kanë informacion për të. Thoma Turtulli është një nga filantropet më të shquar që kombi shqiptar ka nxjerrë, duke i dhuruar kështu qytetit të Korçës bibliotekën, liceun, spitalin dhe shkollën teknike. Të gjesh sot një bust për njeriun mbase që i dhuroi më shumë Korçës, është e pamundur. Thoma Turtulli sot kujtohet vetëm nga biblioteka e fëmijëve, që mban emrin e tij dhe nëpër pllakadat e institucioneve që ai ka dhuruar, ndërsa figura e tij është gjithmonë e në zbehje. Historiani Niko Kotherja tregon se veprimtaria e Turtullit ka qenë e…
Dashi Kjo është një ditë e shkëlqyer për ta shijuar me familjen. Ju duhet të ndiheni veçanërisht energjikë dhe entuziastë, dhe ka të ngjarë të tërhiqni disa njerëz të rinj interesantë në mënyrën tuaj. Prisni që mendja juaj të stimulohet nga leksionet interesante. Demi Anëtarët e familjes që jetojnë larg mund të planifikojnë një vizitë në të ardhmen, dhe ju mund ta diskutoni gjatë sot. Mund të shkëmbehen shumë telefonata ose emaile. Ju mund të konsideroni një lëvizje në një shtet ose vend tjetër, por nuk ka gjasa të bëni plane të caktuara tani. Binjakët Besnikëria ndaj punës tuaj është…
Enët e mbushura dhe depozitat në oborret e shtëpisë janë dëshmi e mungesës së ujit. Banorët e fshatit Zëmblak në Maliq, prej vitesh nuk kanë ujë të mjaftueshëm në shtëpitë e tyre. Ata furnizohen me ujë deri më pak se 2 orë në ditë, ndërsa në shumë raste është edhe i ndotur. “Me orar dhe ai që vjen, vjen i turbullt, nuk pihet e përdorim vetëm për t’u larë. Edhe për të larë me kapaçkë si në kohën e Enverit” tha një banor. Kërkesat drejtuar bashkisë nuk kanë gjetur zgjidhje për shqetësimet e tyre edhe pse kanë qenë të vazhdueshme,…
Dikur Florenc Tabaku jetonte në Holandë dhe me kërkesën e Ramës, kur ende ishte në opozitë vendosi të rikthehej në vendin e lindjes, duke punuar fort për PS. Sot Tabaku mban pozicionin e nënkryetarit të bashkisë së Maliqit, i njohur për punën ne terren. Mimi Kodheli, dikur e preferuara e Ramës, sot ndodhet larg politikës aktive në Shqipëri, edhe pse të tre personat në foto njihen për miqësinë e vjetër midis tyre dhe opozitarizmin e fortë në vitet 2007-2013. Risi në PS?
Skënderbeu është kthyer në një kantier ndërtimi për sezonin e ri dhe ndryshimet në klub duket se do të jenë të shumta pas rikthimit të ekipit në Kategorinë Superiore. Përveç afrimeve dhe largimeve të lojtarëve, korçarët do të bëjnë edhe disa plotësime në stafin teknik, teksa të gjitha ndryshimet do të prezantohen në fund të muajit qershor nga vetë presidenti Ardjan Takaj. Trajneri i rikonfirmuar, Ivan Gvozdenoviç, do të ketë një staf më të plotë dhe një grup pune bashkë me kreun e klubit për të ndërtuar ekipin e sezonit të ri. Në një komunikim telefonik nga Beogradi, trajneri i…
Në 32 vjetorin e Partisë Socialiste, sot kanë qenë figurat kryesore të kësaj partie të mbledhur për të festuar. Menjëherë pas koncertit festiv, ajo cka ka rënë në sy është nisja e falënderimeve të Edi Ramës, në videoklipin e kërkuar me shumë ngul nga vet ai, bëjnë me dije burimet, i cili gjithçka e ka nisur me Niko Peleshin, si një nga njerëzit i cili edhe kur PD ishte në pushtet dinte si të investonte dhe kërkonte fonde. Mesa duket, Peleshi vazhdon të jetë i preferuari i Ramës.
Duket se për këngëtarin e njohur Noizy nuk kanë fund telashet. Mësohet se jo vetëm lokali që u shkrumbua një ditë më parë, por Noizyt i kanë djegur edhe dy biznese të tjera (lokale) për të cilat ende nuk ka një informacion zyrtar nga ana e policisë, në lidhje me këtë ngjarje. Uniformat blu njoftuan dje për djegien e një biznesi të reperit të mirënjohur në Durrës, ku u shkaktuan dëme materiale. Por nuk mbetet me kaq, pasi pretendohet se reperi ka pësuar dëme kolosale me shkrumbimin e dy aktiviteteve të tjera. Burime të Kolibri.al bëjnë të ditur se sot…
Sot është një furrë buke që në pamje të parë duket si gjithë të tjerat që funksionojnë në qytetin e Pogradecit. Por, furra Pojanaku ka mbi vete një histori gati njëshekullore të traditës së kësaj familjeje. 98 vite më parë, rreth mesit të viteve 1920, familja Pojanaku, si shumë profesione të tjera, filloi hapjen e aktivitetit në bërjen dhe pjekjen e bukëve e prodhimeve të tjera të brumit. Dhe sot është Altini ai që po vijon me fanatizëm të ruajë këtë traditë, duke bërë që familja Pojanaku të jetë e vetmja që vijon traditën nga gjithë bukëpjekesit e vjetër të…

