Author: Kolibri 4

Mbledhja mes dy qeverive, të Kosovës dhe të Shqipërisë, e planifikuar për të mërkurën e 14 qershorit në Gjakovë, u duk se do anulohej. Por pas një komunikimi të Kolibri.al me qeverinë e Kosovës, zëdhenësi Përparim Kryeziu tha:“Mbledhja nuk është anuluar. Gjithçka është gati në Gjakovë. Kryeministri Kurti tani po merr pjesë në koncertin e sontëm atje të Ansamblit Shota dhe muzikantëve nga Kosova nga Shqipëria që është edhe uvertyrë për mbledhjen e nesërme”. Nga ana tjetër burime pranë kryeministrisë shqiptare thanë se ky takim edhe mund të anulohej. Megjithatë ende nuk dihet me siguri nëse ky takim që do…

Read More

Gazetari Alfred Peza është zgjedhur me 9 vota Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar. Në këtë post ishin në garë 4 kandidatë, Alfred Peza, Laureta Roshi, Enrik Mehmeti dhe Helidon Haliti. Ky i fundit u tërhoq nga gara për arsye shëndetësore. Pas shpalosjes së platformës nga kandidatët, Këshilli Drejtues me votim të fshehtë zgjodhën Alfred Pezës si Drejtor të Përgjithshëm të RTSH-së.

Read More

Pas refuzimit të draftit nga ana e Albin Kurtit, në deklaratën e dhënë për mediat ditën e sotme, me sa duket kryeministrit Rama i duhet të përballet me një tjetër problem. Aleksandër Vuçiç ka refuzuar draftin e propozuar nga vet kryeministri Edi Rama, për të sjellë paqen dhe stabilitetin në rajon, e aq më tepër në Veri të Kosovës, aty ku edhe ditën e sotme ka pasur përplasje mes policisë dhe rebelëve serbë. Ndërkohë që në një intervistë për mediat serbe është Aleksandër Vuçiç ai që shprehet se kryeministri Rama nuk është në grupin menaxhues të stabilitetit dhe në këtë…

Read More

Pogradec/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. H., 35 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet rrjeteve sociale, një 34-vjeçar. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Read More

Pogradec/Procedohet shpallet në kërkim një shtetas, për vepër penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin R. B., 19 vjeç, banues në fshatin Çezmë e Vogël, Pogradec, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me sende të forta në trup, një 31-vjeçar, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve. Vijon puna për kapjen e shtetasit R. B. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Read More

Plot 70 vjet më parë do xhirohej në Berat filmi “Skenderbeu” dhe Mehemet Sharavolli vetëm 13 vjeç, do luante një pjesë të vogël por shumë emocionuese në hapje të filmit. Ai sot është në pension dhe ruan me një kujtesë të jashtëzakonshme detajet kur u përzgjodh mes shumë fëmijve dhe porositë e regjisorit Viktor Stratobërdha. Një detaj mjaft interesant nga fotoja e shkëputur nga filmi është fakti se aktori në fjalë është rrahur vërtet në mënyrë që pamjet të fiksoheshin reale në film. Kolibri.al mësoi se ai është goditur disa herë me kamzhik në mënyrë që të ndjente dhimbje dhe…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për mediat tha se nuk e ka lexuar draft statutin e dërguar nga Rama në Francë dhe Berlin. Kurti theksoi se në radhë të parë Kushtetuta e Shqipërisë kërkon mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve jashtë kufijve, ndaj i sugjeroi Ramës që këtë propozim si fillim duhet t’ia bëjë Vuçiçit për Preshevën, Bujanovcin dhe Medvegjën. “Atëherë krejt çfarë unë propozoj është se Rama këtë draft-statut për pakicat kombëtare t’ia prezantojë Vuçiç në takimin e radhës për Ballkanin e Hapur për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, pasi në Kushtetutën e Shqipërisë thuhet…

Read More

Në mbrëmje do të jetë momenti i muzikës klasike në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë, ku instrumentistë të shquar shqiptare do të luajnë pjesë të famshme të njohura në të gjithë botën. Risi do të jetë Sonja Hoxhallari, e cila do të jetë violistja e orkestrës simfonike të forcave të armatosura, një grup ky i ri i ngritur me forcë e mund nga ministria e mbrojtjes në Republikën e Shqipërisë. Është drejtoresha e qendrës së artit dhe kulture në Korçë ajo e cila lajmëron se në orën 19:00 skena e teatrit do të gjallërohet nga një muzikë që korçarët…

Read More