Plot 70 vjet më parë do xhirohej në Berat filmi “Skenderbeu” dhe Mehemet Sharavolli vetëm 13 vjeç, do luante një pjesë të vogël por shumë emocionuese në hapje të filmit.
Ai sot është në pension dhe ruan me një kujtesë të jashtëzakonshme detajet kur u përzgjodh mes shumë fëmijve dhe porositë e regjisorit Viktor Stratobërdha.
Një detaj mjaft interesant nga fotoja e shkëputur nga filmi është fakti se aktori në fjalë është rrahur vërtet në mënyrë që pamjet të fiksoheshin reale në film.
Kolibri.al mësoi se ai është goditur disa herë me kamzhik në mënyrë që të ndjente dhimbje dhe të jepte pamjet që regjisori i filmit donte në këtë skenë.