Pogradec/Procedohet shpallet në kërkim një shtetas, për vepër penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin R. B., 19 vjeç, banues në fshatin Çezmë e Vogël, Pogradec, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me sende të forta në trup, një 31-vjeçar, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Vijon puna për kapjen e shtetasit R. B.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


