Në mbrëmje do të jetë momenti i muzikës klasike në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë, ku instrumentistë të shquar shqiptare do të luajnë pjesë të famshme të njohura në të gjithë botën.
Risi do të jetë Sonja Hoxhallari, e cila do të jetë violistja e orkestrës simfonike të forcave të armatosura, një grup ky i ri i ngritur me forcë e mund nga ministria e mbrojtjes në Republikën e Shqipërisë.
Është drejtoresha e qendrës së artit dhe kulture në Korçë ajo e cila lajmëron se në orën 19:00 skena e teatrit do të gjallërohet nga një muzikë që korçarët kaq shumë e pëlqejnë.
Sot, të gjithë në teatër!