Author: Kolibri 4
Josif Minga është kompozitor, pedagog pranë Universitetit Fan Noli – Korçë. Josif Minga ka lindur në Korçë më 14 qershor 1953. Mbaroi shkollën e mesme “Themistokli Gërmenji”, duke e shfaqur qysh herët prirje muzikore. Mësimet e para i mori në fizarmonikë, ku spikati si instrumentist virtuoz duke u vlerësuar 3 herë me vendin e parë në festivale. Kryen studimet e larta në Institutitn e Lartë të Arteve dhe diplomohet në 1976, në degën Teori-Kompozim nën drejtimin e prof. Albert Paparisto dhe prof. Çesk Zadeja. Për 13 vjet më pas punoi si pedagog i lëndëve artistike, solfezh, harmoni, orkestracion në shkollën…
BOTA SIPAS ALBIN KURTIT Duket e padrejtë të godasësh dikë që mendon se të gjithë janë duke i ngulur nga një thikë pas shpine. Ky është rasti i Albin Kurtit. Atë po e gadasin të gjithë, nga brenda dhe nga jashtë Kosovës, nga afër, nga anash,nga larg dhe nga lart. Megjithëse të gjithë kanë të drejtë kur i kërkojnë të sillet si një politikan i përgjegjshëm, të gjithë e kanë gabim kur mendojnë se ai ndjehet keq. Pandjeshmëria është pika më e fortë e Albinit. Ai nuk jeton si një poltikan me lëkurë të hollë, por si një martir pa…
DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetase, për veprën penale “mashtrim”. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen B. Z., 28 vjeçe, banuese në Pogradec, pasi më datë 02.05.2023, dyshohet se i ka marrë 1900 euro, një 44-vjeçari, duke e mashtruar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
DVP Korçë/Pocedohen në gjendje të lirë 2 persona, për veprën penale të prerjes së druve. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. Z., 23 vjeç dhe A. B., 48 vjeç, banues në fshatin Voskopojë, Korçë, pasi janë kapur në pyllin e fshatit Voskopojë, duke prerë në mënyrë të paligjshme, një sasi drush, të cilën do ta transportonin me një automjet furgon, pa targë. Sasia e druve dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së…
DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë ekzekutuan vendimin për ndalimin e shtetasit në kërkim G. K., 40 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin e datës 30.01.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Policia e Kosovës: Në thellësi të territorit të Republikës së Kosovës, në zonën kufitare në veri të vendit dyshohet se janë kidnapuar tre zyrtarë kufitar patrullues. Prishtinë, më 14 qershor 2023 Policia e Kosovës (PK), në këtë rast njësia policore patrulluese e kufirit ka qenë me detyre në pikë statike në vendin e quajtur Tresave/Bare, thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës, për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale, të cilat shfrytëzoheshin nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë. Sot, në mesditë nga njësiti policor i cili ishte në përbërje prej tre zyrtarëve kufitar, kanë njoftuar se në…
Korçë/Sekuestrohen armë zjarri, municon luftarak, kokainë, kanabis, fidanë kanabis, llamba led dhe shuma parash të përfituara nga veprimtaria kriminale. Finalizohet pas 5 muajsh hetime proaktive, operacioni policor i koduar “Night sales”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, armëmbajtjes pa leje dhe kultivimit të bimëve narkotike. Shpërndanin lëndë narkotike kanabis dhe kokainë në qytet, posedonin armë zjarri dhe municion luftarak në banesën e përbashkët të tyre, vihen në pranga 2 shtetas njëkohësisht edhe autorë të dyshuar të tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP…
Pas publikimit nga redaksia Kolibri.al për harresën e filantropit korçar Thoma Turtulli, avokati i njohur Esmerald Xhafa ka shprehur thirrje për qytetarët e Korçës dhe institucionet. Ai i fton të gjithë banorët të bashkohen në nismën për vendosjen e bustit të Thomait në një nga sheshet e qytetit. “Thoma Turtulli që i ka dhënë kaq shumë qytetit dhe të gjithëve ne, meriton të ketë një shesh dhe të vendosur edhe bustin e tij. Ju ftoj të gjithëve të ndërmarrim hapat e nevojshëm për ta realizuar këtë projekt,”- është shprehur av. Xhafa.
SPAK lëshon 18 urdhër arreste për anëtarët e dyshuar të një grupi kriminal të përfshirë në pastrim parash dhe kontrabandë. Mes të arrestuarve ka punonjës policie dhe ish-shoferi i Ardi Veliut. Grupi trafikonte sende me vlerë, të vjedhura jashtë Shqipërisë, Francë dhe vende të tjera të BE-së.Akuzat e tjera kondrabandë të mallrave në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Rreth 40 organizata ndërkombëtare i kanë dërguar letër autoriteteve të Mbretërisë së Bashkuar, ku i kërkojnë që të Shqipëria të hiqet nga lista e ‘vendeve të sigurta’, duke marrë shkas nga numri i lartë i azilkërkuesve. Në letrën në fjalë renditen disa nga problematikat që janë problematike në vendin tonë, si korrupsioni, trafiku i qenieve njerëzore, bandat, apo diskriminimi i komunitetit të LGBTQI, romëve dhe egjiptianëve. “Ne dëshirojmë të tërheqim vëmendjen tuaj për Amendamentin 128A, të propozuar nga Baronesha Lister dhe Lord Cashman, dhe për të kërkuar mbështetjen tuaj të paçmuar në adresimin e një çështjeje kritike brenda Projektligji aktual…

