Author: Kolibri 4
Asnjë kamion me mallra me origjinë nga Serbia nuk ka hyrë në territorin e Kosovës, që kur Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndalimin e hyrjes se kamionëve me produkte dhe targa serbe në Kosovë dy ditë më parë. “Nuk kemi pasur asnjë hyrje, është duke u zbatuar masa e sigurisë për ndalimin e hyrjes”, tha zëdhënësi i Doganave të Kosovës Adriatik Stavileci. Qeveria e Kosovës, më 14 qershor, ka marrë vendim për të shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë. Ky vendim është marrë pas arrestimit të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga forcat serbe. Kosova e konsideron arrestimin…
Stadium modern, stadium që vërtet do të kalojë parashikimet përsa i përket infrastrukturës jo vetëm brenda, por edhe në ambjentet përreth tij do të jetë ai i “Skënderbeut”. Tashmë është bërë publik fakti që vitin e ardhshëm do të fillojë ky investim. Nga ajo që ka mësuar “Korça Boom” do të jetë më shumë se 20 milion euro shuma që do të shpenzohet për stadiumin e ri të qytetit juglindor. Kjo shumë do të ndahet sigurisht mes Bashkisë së Korçës, Federatës Shqiptare të Futbollit dhe sigurisht edhe qeverisë nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, i cili ka premtuar tashmë stadiume…
Radova e Leskovikut me selvitë monument natyre dhe kishën e vitit 1895. Radova ndodhet në perëndim të qytetit të Leskovikut ku ndodhet Monumenti i Natyrës “Selvitë e Radovës”. Një grumbull selvish rreth 35 drurë me një diametër prej 20- 30 cm dhe një lartesi 12-16m. Në afërsi të ketij Monumenti ndodhet kisha e Radovës e ndërtuar ne vitin 1895. Ky monumet ndodhet brenda Parkut Kombëtar Bredhi Hotov-Dangëllisë pjese që administrohet nga Administrata e Zonave të Mbrojtura Korçë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se gjatë natës janë dëgjuar shpërthime në afërsi të stacioneve policore në Zveçan dhe në Mitrovicën e Veriut. Elshani tha se me shumë gjasa bëhet fjalë për shok-bomba, teksa bëri të ditur se nuk ka të lënduar. Ai tha se një makinë e policisë është dëmtuar.
Dashi Ju do të duhet të kujdeseni për shëndetin tuaj. Të gjitha angazhimet dhe transaksionet financiare duhet të trajtohen me kujdes. Do të përjetoni një momnt romantic të papritur. Demi Do të jetë një ditë e mirë dhe do të merrni të gjithë vëmendjen që dëshironi. Do të keni shumë gjëra përpara dhe do të keni probleme për të vendosur se cilat të ndiqni. Silluni siç duhet kur dilni me partnerin/partneren tuaj. Mund të merrni një telefonatë nga dikush me të cilin keni dashur të bisedoni për një kohë të gjatë. Binjakët Të tjerët do t’ju shohin si shumë tërheqës…
Fshati Zëmblak në Bashkinë e Maliqit po përjeton orë tmerri si pasojë e vërshimit të ujrave dhe daljes së tyre nëpër rrugët e fshatit. Rrugë dhe banesa të mbytura është bilanci paraprak ndërsa mendohet që të ketë dëme të shumta. Emergjencat Civile, Kryebashkiaku Topçiu, Prefekti Jole, fadroma e zjarrfikëse janë në zonë për të vënë nën kontroll situatën e rëndë. Sipas kryebashkiakut Gëzim Topçiu një situatë e tillë nuk është parë ndonjëherë, ai tha se situata po vendoset nën kontroll por mendohet që dëmet materiale dhe gjënë e gjallë të jenë të shumta. Fatmirësisht deri më tani nuk ka pasoja…
Dëme të pallogaritshme janë duke shkaktuar rreshjet e shiut në shumë fshatra të Korçës. Si pasojë e vërshimit të ujrave dhe bllokimit të kanaleve janë përmbytur të mbjella dhe një fermë. Sipas të shënave që raportohet edhe nga mediat një fermë me 100 krerë bagëti është aktualisht nën ujë ndërsa janë dëmtuar baza ushqimore. Sipas të dhënave pronari ka njoftuar për ndërhyrje por ende nuk janë parë punonjës të emergjencave civile deri më tani.
Ripërsëritje zgjedhjesh në Rrogozhinë Kolegji zgjedhor ka pranuar kërkesat e koalicionit “Bashkë fitojmë” për bashkinë e Rrogozhinës. Gjykata Administrative e Apelit, Tiranë vendosi pranimin e pjesshëm të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, shfuqizimin e vendimit nr.174 nga KAS, shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve vendore të datës 14 maj 2023 për bashkinë e Rrogozhinës si dhe urdhëroi përsëritjen e zgjedhjeve. Vendimi do t’i përcillet KQZ-së e cila duhet të caktojë datën jo më larg se 4 javë nga shpallja e vendimit. Ndërkohë po shqyrtohet bashkia e Belshit ndërsa bashkia e Kamzës është shtyrë për ditën e hënë.
Ilir Xhakolli ka marrë zyrtarisht detyrën e kryetarit të Bashkisë Pogradec në mandatin e tij të dytë. Në këtë mandat kryebashkiaku Xhakolli pasi ka falenderuar pogradecarët për besimin që i dhanë tha se do të punojmë që Pogradec të kalojë nga një qytet në zhvillim në një qytet të zhvilluar. Drejtimi kryesor i tij në mandatin e dytë është turizmi, agroturizmi si edhe përfundimi i 3 projekteve të rëndësishme në infrastrukturën rrugore në zonant Mokër-Gorë pa lënë këtu mënjanë edhe investimet e tjera në qytet dhe fshatra turistikë. Në mbledhjen e parë të këtij Këshilli me shumicë votash kryetare e…
“Qyteti i serenatave”, “djepi i kulturës”, “Parisi i vogël”… këto janë disa nga etiketimet për Korçën, që për të thënë të vërtetën, i rrinë për shtat. Padyshim një nga qytetet më të rëndësishme të Shqipërisë juglindore, si për nga kultura, po ashtu edhe për nga zhvillimi apo turizmit. Me një atmosferë të këndshme e hera-herës thuajse aristokrate, Korça arrin të bëjë për vete të gjithë vizitorët vendas apo të huaj. Ajo tërheq jo vetëm për qendrën e saj, por edhe për rrethinat. Më poshtë rendisim gjërat më interesante të Korçës dhe arsyet pse duhet të vizitoni. Pazari i vjetër i…

