Author: Kolibri 4

Një shqiptare nga Durrësi, Mira Dreaj, u martua dje në Leposaviç me serbin Dejan Slavkoviç. Ata u martuan në Kishën Ortodokse në Soçanicë, pasi shqiptarja para pak kohësh ishte konvertuar në Ortodokse, raporton Kosovo Online. Pas dasmës në kishë, ata kanë shëtitur nëpër rrugët e Leposaviçit në veri të Kosovës, madje edhe pranë ndërtesës së komunës ku po vazhdojnë protestat e serbëve dhe ku është duke qëndruar edhe kryetari i komunës, Lulzim Hetemi. Mira tha se ajo tani ndihet serbe, dhe se sipas saj ka shumë shqiptarë me origjinë serbe, që nuk e dinë një gjë të tillë. “Unë u…

Read More

Lirohet tre policët e Kosovës, të cilën ishin marrë peng dje nga policia e Serbisë në territorin e Kosovës. Lajmi u konfirmua nga familjari i njërit prej policëve të arrestuar për gazetën Nacionale. “Sapo janë liruar nga Gjykata Kushumlisë dhe janë duke ardhur në Kosovë”, ka thënë ai. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se ky veprim i Serbisë ishte bërë në shenjë hakmarrjeje për arrestimin e Millun Millenkoviç Llunes. Ndërkohë, ende nuk ka një reagim zyrtar nga Policia e Kosovës. KFOR-i në anën tjetër vazhdon të qëndrojë i heshtur për gjithë këtë ngjarje, ashtu si edhe faktorët tjerë…

Read More

Stuhia e ditës së djeshme e cila preku pothuajse gjithë juglindjen solli dëme në bujqësi. Fermerët e fshatrave të Turanit dhe Ravonikut, të intervistuar nga Kolibri.al shprehen se dëmi është kryesisht tek gruri, aty ku mendohet që sipërfaqja e dëmtuar të shkojë deri në 50 hektarë dëm. Sipas tyre ky grurë nuk rikuperohet më dhe nuk mund ti marrin prodhim ndërkohë që kërkojnë nga ministria e bujqësisë kompensim për dëmin, pasi kjo është mënyra e vetme që ata mos falimentojnë

Read More

Artizanët e Korçës, të cilët prej dekadash kanë ruajtur me fanatizëm punimet tradicionale po shkojnë drejt zhdukjes. Pa asnjë mbështetje nga pushteti vendor apo qendror, por edhe larg interesit të të rinjve, janë të paktë ata që ruajnë me fanatizëm këtë traditë. Sapo hyjmë në Pazarin e Korçës shohim restaurimin tërësor si pjesë e ansamblit karakteristik të pazarit, godinat karakteristike, tregtare dhe të artizanatit me vlera arkitekturore dhe artistike. Ndërtesat pas rikonstruksionit e kthyen këtë zonë të qytetit në një nga atraksionet turistike më të veçantë për turistët vendas e të huaj. Godinat karakteristike ruajnë arkitekturën e veçantë, të cilat…

Read More

Dashi Ndani problemet familjare me bashkëshortin/bashkëshorten tuaj. Kaloni pak kohë me njëri-tjetrin për të rizbuluar pasionet e humbura dhe për të riafirmuar veten si çift. Fëmijët tuaj do të përjetojnë gjithashtu këtë ndjenjë gëzimi, harmonie paqeje në shtëpi. Demi Gatishmëria juaj për të ndihmuar të gjithë do t’ju rraskapisë. Ata që ende nuk i kanë marrë rrogat e tyre mund të fillojnë të shqetësohen për çështjet e parave dhe mund të jenë të prirur të kërkojnë borxh. Shëndeti i bashkëshortit/bashkëshortes suaj mund t’ju shkaktojë shqetësime dhe stres. Binjakët Shijoni shoqërinë e miqve dhe të afërmve. I dashuri/e dashura juaj do…

Read More

14 qershori është Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut. Kryqi i Kuq Shqiptar në bashkëpunim me Bankën e Gjakut zhilluan fushatë për dhurimin e gjakut që prej disa ditësh. U bënë thirrje grupeve të ndryshme shoqërore, studentëve, punonjëve të institucioneve dhe qytetarëve, por me sa duket këto thirrje shkuan në vesh të shurdhët. Pranë Spitalit Civil në Korçë pati vetëm 20 dhurues vullnetarë… Një numër shumë i vogël në krahasim me rëndësinë që ka dhurimi i tij. Çfarë po ndodh me banorët që janë kaq neglizhentë për situata të tilla serioze? Ku ka shkuar qytetaria korçare?

Read More

Emërimi i Alfred Pezës si drejtues i RTSH-së ka sjellë debate në bordin e medias. Por edhe pse zgjedhja e ish-deputetit të Partisë Socialiste si Drejtor i Përgjithshëm i Transmetuesit Publik mbrohet si e ligjshme nga bordi i medias, ajo kërcënon pavarësinë e Radio Televizionit Shqiptar Gjendur në këto kushte, RSF i kërkon Pezës të japë garanci për pavarësinë editoriale të medias.

Read More

Komunikatë për mediaMinistria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka iniciuar kallëzim penal në Departamentin e Krimeve të Rënda në kuadër të Policisë së Republikës së Kosovës, ndaj Shoqërisë Tregtare “KLAN KOSOVA” SHPK, zyrtarëve përgjegjës nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve dhe personave përgjegjës të kompanisë, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, si dhe keqpërdorim të autorizimeve ekonomike. Mbështetur në aktet ligjore, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përkatësisht Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve e Kosovës, gjithashtu ka marrë vendim që të pezulloj certifikatën e biznesit të Shoqërisë Tregtare “KLAN KOSOVA” SHPK, deri në një vendim tjetër. Për vendimin e…

Read More

Në një kohë kur Durrësi ka çelur sezonin veror dhe pushuesit kanë mbërritur, janë shfaqur me tonelata ujra të zeza të qytetit po derdhen në det, si pasojë e daljes jashtë funksionit të impiantit të përpunimit të ujrave të zeza. Fakti i mosfunksionimit të impiantit do të thotë që 30 mijë m3 ujëra të ndotura që prodhohen në Durrës, derdhen të papërpunuara në det. Njoftim i UK Durrës Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës (SHRUKD) njofton se mëngjesin e sotëm në linjën e pranimit të Impiantit të Trajtimit të Ujërave të Ndotura (ITUN) në Shënavlash është konstatuar ndotje e lartë mjedisore.…

Read More