Author: Kolibri 4
Aksident me dëme të mëdha materiale është shënuar para pak minutash në afërsi të fshatit Piskupat në Pogradec. Siç shihet nga pamjet janë 3 mjete që janë përfshirë në aksident, fatmirësisht pa humbje jete.
Aksidentet e shkaktuara nga vaji në rrugë mbajnë në gadishmëri zjarrifkësit. Pas Qafë Thanës edhe në Qafë Plloçë ka nisur larja e rrugës nga vajrat siç shihet nga pamjet. Zjarrfikësit po lajnë kthesat e Plloçës për të shmangur aksidentet dhe rrëshqitjen e mjeteve. Kjo metodë po aplikohet pas dhjetra aksidenteve në Qafë Thanë edhe me pasoja jete e duket se rrugorët e Pogradecit po marrin masa paraprake në bashkëpunim me zjarrifkësin.
Stina e verës dhe temperaturat e larta rrisin rrezikun për aktivizimin e zjarreve, qofshin këto të qëllimshme apo aksidentale. Për parandalimin e tyre zhvillova sot takimin me Komisionin e Mbrojtjes Civile në shkallë qarku, lidhur me administrimin e Emergjencave Civile Verore për periudhën Maj-Tetor 2023, me pjesëmarrjen e anëtarëve të këtij komisioni. Me qëllim koordinimin sa më mirë të punës së institucioneve, të gjitha bashkitë kane detyrim te zbatojnë programin e masave për sezonin veror. Pavarësisht se nga të dhënat rezulton se vitin e kaluar ka pasur rënie me rreth 40% të zjarreve në nivel qarku, duhet më shumë punë…
Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka kërkuar sot në Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve rinumërimin e votave në bashkinë e Rrogozhinës si dhe heqjen e rezultatit të qendrës së votimit të burgut nga tabela përfundimtare e votave. Pas shqyrtimit, KAS i ka kërkuar KQZ që të rinumërojë votat për kryetar bashkie në këtë qytetet. Kandidati i PS-së Edison Memolla fitoi përballë Shkëlqim Hoxhës së BF-së me 30 vota diferencë, ndërkohë që përpara se të numërohej kutia e burgut kryesonte Hoxha me mbi 50 vota. Ivi Kaso, përfaqësues i BF-së tha se në shumë qendra votimi të Rrogozhinës janë vlerësuar si të rregullta…
Sulmohen ekipet e gazetarëve në Zveçan, goditet fizikisht gazetari Burim Zariqi Ekipet e gazetarëve që janë duke raportuar nga Komuna e Zveçanit, janë sulmuar nga protestuesit lokalë pasi kanë tentuar të filmojnë momentin e sulmit ndaj veturës së Policisë së Kosovës. Në një video dërguar AGK-së, shihet se protestuesit urdhërojnë që të mos xhirohet, kështu duke i shkuar nga prapa e pastaj sulmuar në bark, gazetarin e RTV 21, Burim Zariqin, njëherësh anëtarin e Bordit të AGK-së. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i shqetësuar me pamjet e dhëna në këtë video, dhe ju bëjmë thirrje kolegëve që janë në…
Policia e Shtetit/Vijojnë kontrollet masive të territorit, nga toka dhe ajri, si dhe megaoperacionet policore kundër tentativave për të kultivuar cannabis sativa. Në Krujë, Lezhë dhe Shkodër janë zhvilluar 3 megaoperacione, si rezultat i kontrolleve dhe inteligjencës policore. Asgjësohen në total 6262 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa.Strukturat hetimore të Policisë vijojnë veprimet e thelluara për përcaktimin e autorësisë së këtyre rasteve. Fidanët dhe bimët e dyshuara narkotike u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë e vogël e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Megaoperacionet policore antikanabis “Territor i pastër”, “Imazhi” dhe “Alpe të pastra”, vijojnë.Materialet…
Për Bashkinë e Korçës turizmi mbetet një nga prioritetet e saj zhvillimore në çdo stinë të saj. Në qendër të qytetit është vendosur INFO POINT KORÇA ku turistët të marin informacionin e nevojshëm mbi qytetin dhe pikat kyçe që duhen vizituar. Esmerald Xhafa përmes një postimi tregon se turizmi në Korçë është në gjumë letargjik dhe se punonjësit e kanë kthyer atë zyrë në një depo magazinimi. “Kjo është INFO POINT e kthyer në një vendmagazinimi rrangullirash” Mjafton të kalosh aty pranë dhe shihet fare qartë se kjo zyrë nuk funksionon. “Turizmi në Korçë në gjumë letargjik. Sektori i hoteleri…
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka reaguar për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Me anë të një deklarate ai i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i kthehen dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, për normalizimin e marrëdhënieve. Ai shprehet se vendimi i Qeverisë së Kosovës për t’i instaluar me forcë kryetarët e rinj në komunat me shumicë serbe në veri, i përshkallëzoi tensionet “në mënyrë të mprehtë dhe të panevojshme”. “Shtetet e Bashkuara dënojnë ashpër sulmet e djeshme kundër NATO-s, drejt paqeruajtësve të Forcave të Kosovës (KFOR) dhe u kërkon të dyja palëve që të ndërmarrin…
Ulet numri i krerëve të imta në Korçë, 10% më pak nga viti i kaluar “Çdo ditë e më tepër, blegtoret në qarkun e Korçës janë duke ulur numrin e krerëve të gjedhit dhe bagëtive të imta. Sipas tyre kjo vjen për shkak të uljes së çmimit të qumështit por po ashtu dhe mungesës së subvencioneve dhe ndihmës që shteti u jep atyre. ”Qarku i Korçës mund të përballojë në kullota mbi 2 milion krerë bagëti të imta por vetëm 15% e këtij kapaciteti përdoret nga fermerët e këtij qarku. Vitet e fundit vihet re një ulje e numrit të…
Dashi Tensionet e lidhura me punën do të mbizotërojnë mendimin tuaj, duke ju shpërqendruar nga çështjet që lidhen me familjen dhe miqtë tuaj. Zgjidhni fjalët tuaja me kujdes kur ndërveproni me njerëz të rëndësishëm. Bashkëshorti juaj do t’ju kujtojë kohën kur ishit adoleshente sot, së bashku me disa nga gabimet që keni bërë. Demi Fëmijët mund të kërkojnë ndihmën tuaj për të përfunduar projektet shkollore. Zemra do t’ju rrahë fort, teksa mund të takoni dikë për të cilin mendoni prej kohësh. Idetë e reja do të jenë productive. Binjkët Marrëveshjet e pronave do t’ju sjellin fitime mjaft të mira. Krijoni…

