Author: Kolibri 4

Karnavalet e Korçës janë më të suksesshmet e populloret në Shqipëri, e pikërisht nesër është dita që rrugicat e Korçës do të mbajnë gëzimin e harene e maskave dhe veshjeve shumëngjyrëshe. Gjatë gjithë ditën së nesërme karnavalet do të jenë në rrugët kryesore duke kulmuar në 18:30 në Pazarin e Vjetër të Korçës. Në orën 10:00 do të jenë të rinjtë pjesëmarres që do të performojnë në sheshin e katedrales “Ringjallja e Krishtit”, duke u dhënë mundësi shikuesve për fotografi. Qendrat e Artit dhe Kulturës me mbështetjen e Bashkisë Korçë është organizatorja që ka menduar deri në detaje, por gjithçka…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka falenderuar presidentin francez, Emanuel Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe shefin për Politikën e Jashtme të BE-së, Josep Borrell, për insistim dhe përkushtimin e treguar për të ulur në tavolinën e bisedimeve presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Përmes një postimi në Twitter, Rama thekson se shpreson që kërkesat e vendosura nga Bashkimi Evropian të plotësohen nga të dyja palët në mënyrë që situata në verin e Kosovës të çtensionohet dhe Prishtina e Beogradi të ecin drejt marrëveshjes finale për njohjen reciproke “Unë nuk mund të falënderoj mjaftueshëm Presidentin Emanuel Macron dhe…

Read More

Dashi Do t’iu duhet të merreni me punë të rënda, të cilat duhet t’i përfundoni. Mos u dëshpëroni pasi shumë shpejt do të merrni dhe frute nga pikëpamja ekonomike. Sa i takon lidhjes me partnerin, mundohuni të kaloni sa më shumë kohë bashkë me të, pasi së fundmi e keni lënë pas dore. Demi Kjo ditë do karakterizohet me luhatje. Momenti më i vështirë do jetë debati me një njeri të afërm që e keni përzemër. Mundohuni të ruani qetësinë dhe të mos humbni kontrollin, pasi është situatë kalimtare. Orët e punës nuk do ju shkaktojnë asnjë problem. Shëndeti paraqitet…

Read More

Ben Blushi me “41 Sekrete” shpallet fituesi i çmimit “Lumo Skëndo”! “U mblodhëm sërish nën një emër të madh si ai i mendimtarit dhe bibliofilit Lumo Skëndo për të vlerësuar veprën më të mirë në lëmë të publicistikës dhe eseistikës për vitin 2022. Kënaqësi të kishim mes tonë edhe fituesen e edicionit të shkuar, Lea Ypi për të kaluar “stafetën” e një çmimi që vlerëson sa mprehtësinë e mendimit aq edhe bukurinë e gjuhës. Urime finalistëve: Aleksandër Çipa, Eleni Laperi, Evarist Beqiri e Mero Baze për përpjekjen e përditshme në fushën e letrave dhe jurinë e nderuar e përbërë nga…

Read More

470 punonjës policie u angazhuan për mbarëvajtjen e zhvillimit të provimit të parë të Maturës Shtetërore, atij për gjuhën e huaj. Në zbatim të urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit “Për planifikimin dhe kryerjen e shërbimeve policore, gjatë procesit të provimeve të Maturës Shtetërore, qershor 2023”, Policia e Shtetit mori të gjitha masat e nevojshme, dhe mbrëmbjen e djeshme në të gjtihë vendin janë marrë në ruajtje 52 objekte arsimore, (Z. A.) në të cilat u vendosën materialet e provimit. Mëngjesin e sotëm pranë çdo qendre provimi pati punonjës policie, në mënyrë që procesi i provimit të…

Read More

Stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe ‘23” përmbylli aktivitetet e saj në territorin e Shqipërisë.Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast, në garnizonin e Zall Herrit, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi vlerësoi se kjo stërvitje, përveçse testoi elementët e dislokueshmërisë dhe ndërveprueshmërisë në përgjigje të krizave, në një diapazon të gjerë operacionesh si dhe aftësitë e potencialet e vendeve pritëse, transmetoi edhe një mesazh shumë të fuqishëm, atë të unitetit. “Stërvitje të tilla demonstrojnë qartazi angazhimin e SHBA-ve dhe NATO-s si garantuese të rendit dhe sigurisë në zonën euro-atlanetike. “Defenderi” përbën një shembull të qartë dhe konkret të faktit se NATO dhe…

Read More

Shkëlzen Ruçi është larguar nga skuadra e Skënderbeut. Është vetë portieri i njohur, që përmes një njoftimi në kanalin zyrtar, bën me dije se i ka dhënë fund bashkëpunimit me korçarët. Në rrjetin social “Facebook”, Ruçi tregon se ka pasur një takim me presidentin Ardian Takaj dhe për arsye të ndryshme kanë zgjedhur t’i japin fund bashkëpunimit. “Dua t’iu bëj me dije që nga sot nuk jam më pjesë e “FK Skënderbeu”. Pas një bisede të bërë me presidentin dhe për arsye të mia familjare, kam vendosur të mbyll këtu këtë aventurë. Falënderoj presidentin Ardian Takaj, trajnerin dhe stafin drejtues.…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi këtë të enjte se kryetarët e komunave të zgjedhur në veri të Kosovës do të vijojnë të ushtrojnë detyrën që i jep ligji nga objektet komunale. Pavarësisht tensioneve të krijuara në Veri, kryeministri i Kosovës nuk tërhiqet nga vendimi për të mos lejuar që kryetarët të ushtrojnë punën në zyra paralele.Sipas tij, krerët komunal në këto komuna janë legalë dhe Republika e Kosovës nuk mund të lejojë paralelizma në Veri. “Unë besoj që kryetarët e zgjedhur, ndonëse dalja ka qenë e ulët, janë kryetar legal që kanë legjitimitet, ndonëse jo të plotë, shkak i…

Read More

Petrika Riza ka lindur më 1 qershor 1947, është një aktor shqiptar i famshëm. Fillon jetën e tij profesionale që në moshë të re, në vitin 1964, duke u aktivizuar në trupën amatore të Teatrit të Korçës. Më pas do të bëhet aktor profesionist në Teatrin “Andon Z. Çajupi” të po këtij qyteti. Të shumta janë rolet e tij si në Teatër ashtu edhe në Kinematografi. Interpretimi i tij i parë në kinematografi do të jetë në rolin e brigadierit të repartit të saldatorëve në filmin “Montatorja”, në vitin 1970. Më tej do të vazhdonin më se 20 interpretime në filma…

Read More

Leo Messi largohet nga Paris Saint-Germain siç u raportua muajin e kaluar. Christophe Galtier sapo ka konfirmuar largimin “Kam pasur privilegjin të drejtoj lojtarin më të mirë në historinë e futbollit – këtë fundjavë do të jetë ndeshja e fundit e Messit në PSG në Parc des Princes kundër Clermont”, thotë trajneri i PSG.

Read More