Author: Kolibri 4
1 Qershori, fëmijët “pushtojnë” Bazën Ajrore të FarkësMe rastin e 1 qershorit, fëmijë të moshave të ndryshme vizituan bazën ajrore të Farkës. Të vegjëlve iu dha mundësia të shohin bazën ajrore, të prekin mjete e pajisje, të cilat përdoren në raste emergjencash dhe jo vetëm, të takojnë pilotët apo të zhvillojnë edhe fluturime të shkurtra me helikopterë. Ky aktivitet, përveçse është një mënyrë për të kënaqur fëmijët në ditën e tyre të festës, është edhe një mundësi promovimi për Forcat e Armatosura, për të frymëzuar brezin e ardhshëm të orientohen drejt FA. Po ashtu aktivitete të tilla kanë si qëllim…
Me rastin e festës së fëmijëve, Bashkia Korçë do të organizojë një sërë aktivitetesh duke nisur nga Qyteza e Fëmijëve dhe më pas parku “Rinia”. Ja aktivitetet që do të organizohen.
Dashi Këtë muaj duhet të dëgjoni edhe zemrën edhe arsyen sepse vetëm ashtu do gjeni ekuilibrin dhe gjërat do ju ecin mirë. Nëse nxitoheni, nëse tregoheni impulsivë dhe të palogjikshëm mund të keni tronditje. Ju të dashuruarit do përballeni shpesh me goxha probleme. Mire është që të ruani sa të mundni qetësinë, pasi nëse alarmoheni dhe e ngrini zërin vetëm sa do e përkeqësoni situatën. Nëse jeni beqarë do ndihen gati ta ndryshojnë statusin tuaj dhe do përfitoni nga propozimet që do merrni. Shëndeti herë pas here do ketë shqetësime. Nuk do keni mbrojtje të mirë imunitare dhe mund të…
Në Vloçisht përmbyllet faza e dytë e sistemimit dhe asfaltimit të rrugës kryesore dhe sheshit në qendër të fshatit. Në Vloçisht të Njësisë Administrative Libonik është duke u përmbyllur faza e dytë të sistemimit dhe asfaltimit të rrugës kryesore dhe sheshit në qendër të fshatit. Burime nga bashkia Maliq shprehen se ky është një ndryshim i madh në infrasturkurë për jetesën e banorëve, sikurse edhe në fshatra të tjerë ku po kryhen investime të ngjashme.
Në një postim në rrjetin e tij social Kryeministri i vendit Edi Rama ka lëshuar ultimatumin se qeveria nuk do lejojë asnjë subjekt të shesë apo importojë qese plastike. Ai shton ndër të tjera se inspektorët janë në terren dhe nuk do të ketë tolerim për askënd. Rama iu kujton kështu bizneseve se ai di të bëhet shumë lehtë i “keq” aq sa të mos kursejë gjobat e majme për shkelësit e ligjit, fakt ky që Rama e ka treguar edhe në sektorë të tjerë. Statusi i Edi Ramës “Asnjë tolerim ndaj askujt që shkel ligjin duke vazhduar ende me…
Ana Verushi, kryetarja e Këshillit të Qarkur Korçë nderohet me titullin “Ambasador për Paqen”. Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Familjes u organizuar konferenca “Familja mes vlerash dhe sfidash” nga Federata e Paqes Universale, në bashkëpunim me universitetin “Fan S.Noli” Korçë dhe Federatën e Familjes. Kjo konferencë pati për qëllim trajtimin e temave të familjes, dashurisë në familje dhe ndalimit të dhunës në familje. Ana Verushi sot është një shembull pozitiv në komunitetin e Korçës, ndaj dhe vlerësimi që i bëhet është mëse i merituar.
Emisioni Fiks Fare solli rastin e shkollës së mesme të bashkuar në Podgorie të Maliqit, drejtori i së cilës bën ekskursion pa miratim nga Zyra Vendore Arsimore. Gazetarët e Fiksit shoqëruan në Dajt gjatë ekskursionit rreth 120 fëmijët të cilët treguan se kanë udhëtuar pa lejen e Drejtorisë Arsimore. Madje njëherë ishin lajmëruar se do anulohej, por pastaj u lejuan sërish. Shoferët që sollën fëmijët gjatë bisedës me bashkëpunëtorët e Fiksit treguan se kishin marrë 1.400 lekë të reja për udhëtimin vajtje-ardhje, ndërkohë që fëmijëve drejtori u ka marrë 2.000 lekë të reja. Sipas vendimeve të Ministrisë së Arsimit këto…
Një tjetër aksident është shënuar në aksin Lin-Pogradec pranë fshatit Buqezë. Një mjet është batuar në mes të rrugës si pasojë e tentativës për të shmangur përplasjen me një mjet tjetër. Sipas të dhënave të policisë nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale.
President serb Aleksandër Vuçiç i ka kërkuar ndihmë presidentit të porsazgjedhur turk, Rexhep Tayip Erdogan për situatën në veri të Kosovës. Sipas shërbimit të shtypit të Vuçiç, ai ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Erdogan, ku e ka përgëzuar për fitoren e zgjedhjeve presidenciale. Presidenti turk më pas u interesua për situatën aktuale në veri të Kosovës dhe Vuçiç e informoi për ngjarjet që kanë çuar në përshkallëzimin e dhunës në protesta. Ai i ka kërkuar presidentit turk që të përdorë reputacionin dhe ndikimin Turqisë, për të vendosur paqe dhe stabilitet. “Presidenti Erdogan u interesua për situatën aktuale në…
Kryetari i Partisë së Lirisë në Pogradec ka reaguar më në fund las rezultateve të zgkedhjeve të 14 Majit. Ai shprehet i zhgënjyer nga organizimi zgjedhor dhe se opozita duhet të hedhë tashmë baza të forta. Reflektim mbi zgjedhjet e fundit “Duke qenë aktiv në politikë për më shumë se një dekadë, ke mundësi që të bësh dallimin midis momenteve të ndryshme të saj dhe të reflektosh mbi aksionin tënd politik dhe të formacionit ku militon. Zgjedhjet e fundit ishin më të keqorganizuarat e viteve të fundit, ku ne, opozita, ishim vetëm fasadë legjitimimi të tyre. Për momentin politik ku…

