Një shtetas 40 vjeçar nga fshati Çipan i Devollit ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së vet minorene.
16 vjeçarja është pajisur me urdhër mbrojtjeje ndërsa ndaj babait të saj ka nisur procedimi penal.
Njoftimi i policisë;
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Komisariati i Policisë Devoll referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. A., 40 vjeç, banues në fshatin Çipan, Devoll, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij 16-vjeçare, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.