Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Maliqi përballë Tomorrit: Ndeshje vendimtare në shtëpi për qetësi dhe ngjitje në renditje

    December 12, 2025

    Korçë/ Procedime penale, sekuestrim drush dhe dy të moshuar të humbur në Devoll e Maliq

    December 12, 2025

    Korçë – Goditen 4 raste të tjera të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit

    December 12, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Bamirësi dhe festë në Pogradec/ Detajet e aktivitetit të motoristëve shqiptarë dhe gjermanë

    Aktualitet May 13, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Qyteti i Pogradecit në çdo sezon veror është i mbushur plot me aktivitete, me pjesëmarrje të artistëve shqiptarë e të huaj, gjë që ka sjellë edhe vizitorë të shumtë në këtë qytet. Prej dy vitesh tashmë, shoqata e motoristëve të Pogradecit, e ka kthyer në një traditë bamirësinë për qytetin dhe zonat e thella të Pogradecit, me aktivitetin e fundit ku 12 kamiona nga Gjermania sollën për spitalin dhe shkollat e qytetit. Ky aktivitet rikthehet sërish, me një organizim edhe më fantastik se herën e parë, me qëllim ndihmesën e nxënësve të shkollave në zonën e Mokrës.

    Kryetari i Shoqatës së Motoristëve të Pogradecit, Dritan Hoxha, tregon se si lindi ideja për t’u bashkuar tri grupe shoqatash, ajo e Mc Eagles në Kosovë e Shqipëri, Shoqata e Motoristëve të Pogradecit, por edhe Shoqata e Motoristëve të Gjermanisë, që falë bashkëpunimit mes tyre, arritën të sillnin 12 kamiona me ndihma në pajisje. Rreth 4000 qytetarë kanë shijuar muzikën live, ndërsa rreth 700 motorra kanë mbushur pedonalen e qytetit.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    “Shoqata e Mc Eagles në Kosovë e në Shqipëri, ne nuk ishim miratuar atëherë si shoqatë ligjërisht por e kishim Shoqatën e Motoristëve të Pogradecit, Juliana Dita në Gjermani dhe falenderim tjetër të madh për Shoqatën e Motoristëve të Gjermanisë, ne na bëri bashkë Juliana Dita e cila ishte prezent diku dhe dëgjoi që mund të bëhej bamirësi me anë të motorrave.
    U grumbulluam, kemi bërë një takim bashkarisht me MC Eagles, ne dhe Bashkia Pogradec dhe vendosëm të bëjmë një bamirësi duke sjellë 12 kamiona nga Gjermania dy vite më parë. Doli një festë e madhe, një bamirësi e madhe me shumë pajisje. U bënë edhe dhurata për kopshtet, si aktivitet ka qenë një nga më mbresëlënësit në Bashkinë Pogradec. Në shesh ka patur rreth 4000 vetë, rreth 700 motora të cilët u ekspozuan dhe qyteti atë natë ishte i mbingarkuar.”

    Dritani tregon ndihmën që arritën të jepnin për spitalin e Pogradecit dhe për shkollat e qytetit, duke përmendur pjesën më të madhe të pajisjeve që u sollën nga Gjermania, apo edhe të atyre që u prodhuan në Shqipëri.

    “Radhën e parë kemi sjellë materiale për spitalin dhe për shkollat ndërsa materiale për çerdhe i kemi prodhuar këtu, si krevatë, dyshekë. Për spitalin kanë qenë kryesisht kaldaja, skaner, poltron dentisti, krevat masazhator dhe ortopedik, karrige me rrota, paterica dhe mjete ndihmëse. Për shkollat ka patur banga, karrige. Ka ardhur edhe një kamion me veshje motorash që janë shpërndarë vullnetarisht sipas grupeve motoristike, atje jemi pajisur edhe ne si shoqatë.”

    Për shumë pak ditë, qytetarët do të kenë mundësi të jenë sërish pjesëmarrës në një aktivitet të njëjtë si dy vite më parë. Hoxha tregon se 9 kamionë janë nisur tashmë nga Gjermania, e pritet të mbërrijnë ditën e hënë, ndërsa aktiviteti festiv do të zhvillohet pasditen e të martës. Zona e thellë e Mokrës është destinacioni i radhës i kësaj bamirësie, me pajisje shkollore dhe mjekësore për qendrat ambulatore të fshatrave të kësaj zone.

    “Do jetë një aktivitet po i njëjti, kamionat janë nisur nga Gjermania, janë 9 në total. Kryesisht këtë radhë janë pajisje shkollore dhe mjekësore por për qendrat ambulatore të Mokrës, sepse kemi inspektuar fshat më fshat për nevojat që kanë këto qendra ambulatore dhe shkollat. Janë banka shkolle, pajisje ndihmëse për mësimdhënie, krevatë ortopedikë, gjithashtu janë porositur dhe krevatë e dyshekë për kopshtet dhe çerdhet e Pogradecit.

    Këngëtarë dhe Dj shqiptarë do të mbajnë gjallë atmosferën gjatë mbrëmjes, ku pas paradës fantastike të motoristëve në pedonale, do të mundësohet edhe koncerti për të gjithë banorët e Pogradecit dhe rretheve të tjera të qarkut, pa harruar këtu edhe turistët që kanë filluar të vizitojnë qytetin liqenor.

    “Pjesa e dytë që ne krenohemi në aspektin e festës është organizimi i një feste ku do të jetë Urban Band, Dj Erioni dhe Dj Genti. Këta i janë bashkuar festës tonë për bamirësi. Shpresojmë të jetë festë e mirë, uroj të na mbajë dhe koha dhe them se do të jetë një festë e këndshme në pedonale.”

    Fillojmë në orën 17:00 me paradën e motoristëve, më pas një fjalim i shkurtër nga pjestarë sepse Hermani që është presidenti i Sindikatës për arsye shëndetësore nuk vjen dot. Fjalën e rastit do ta mbajë një nga anëtarët dhe më pas fillojmë me Dj Erionin, Dj Gentin, Urban Band e derisa të mbyllet në orën 00:00 nën tingujt e muzikës.”

    Kryetari i shoqatës së motorristëve të Pogradecit tregon përshtypjet e marra nga pjesëmarrësit në aktivitetin e kaluar, duke treguar edhe pritshmëritë e aktivitetit të rradhës.

    “Për herën e parë e kemi feedback-un se morëm fjalë të ngrohta e të ëmbla nga qytetarë të cilët u kënaqën. Për mua ndikojnë ato fjalë të mira nga ata invalidë që përfituan karrocat dhe pajisje ndihmëse. Ato janë fjalë të ngrohta të prindërve dhe njerëzve që kanë marrë këto benefite.”

    Edhe këtë radhë, bamirësia e lindur nga bashkëpunimi i Shoqatave të Motoristëve Shqiptarë, kosovarë e gjermanë, do të lehtësojë mësimdhënien në shkollat e Mokrës, zonës malore e të thellë që ka nevojë për më shumë vëmendje. E për këtë arsye u përzgjodh pikërisht Mokra dhe nxënësit e saj.

    “Pogradeci është i bukur sepse e ka bekuar zoti, ka natyrën, liqenin, malin. Kurse pjesa e Mokrës vërtet ka nevojë për ndihmë dhe ne kësaj rradhe jemi dedikuar që ti çojmë në pjesën e Mokrës. Kemi shumë shkolla, kopshte që janë në gjendje të mirë por kanë nevojë për pajisje ndihmëse. Infrastrukturën e kanë gati por bangat, dërrasa, kompjutera e laboratorë nuk i kanë. Ne po i sjellim kësaj rradhe dhe shpresojmë të kemi bërë mirë.”

    Prej orës 17:00 të ditës së martë (datë 14 Maj), do të nisë organizimi fantastik që po shihet me aq kujdes edhe nga ana e bashkisë së Pogradecit. Me paradën e motorave dhe me koncertin ku do të përformojnë Urban Band, Dj Erioni e Dj Genti, pritet një atmosferë elektrizuese që do t’i japë Pogradecit një pamje tjetër atë mbrëmje deri në orët e vona.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas kryesore pogradec
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Maliqi përballë Tomorrit: Ndeshje vendimtare në shtëpi për qetësi dhe ngjitje në renditje

    December 12, 2025

    Korçë/ Procedime penale, sekuestrim drush dhe dy të moshuar të humbur në Devoll e Maliq

    December 12, 2025

    Korçë – Goditen 4 raste të tjera të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit

    December 12, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Maliqi përballë Tomorrit: Ndeshje vendimtare në shtëpi për qetësi dhe ngjitje në renditje

    December 12, 2025

    Korçë/ Procedime penale, sekuestrim drush dhe dy të moshuar të humbur në Devoll e Maliq

    December 12, 2025

    Korçë – Goditen 4 raste të tjera të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit

    December 12, 2025

    Moti sot në Qarkun e Korçës: Mjegull në mëngjes, kthjellime dhe diell dimëror gjatë ditës

    December 12, 2025

    Dy raste të goditura nga DVKM Korçë: Kontrabandë kafeje dhe ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit

    December 11, 2025

    Pogradeci zyrtarisht me stacion të ri dhe modern zjarrfikësish, investim i projektit ndërkombëtar për emergjencat

    December 11, 2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Korçë – Goditen 4 raste të tjera të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit

    December 12, 2025

    Pogradeci zyrtarisht me stacion të ri dhe modern zjarrfikësish, investim i projektit ndërkombëtar për emergjencat

    December 11, 2025

    Festa e Verës dhe Gështenjës në Pogradec – Dy mbrëmje plot atmosferë dhe traditë

    December 11, 2025
    Më të klikuarat

    Kryetari i Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu, së bashku me Ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupaj, çelin sezonin e pyllëzimeve 2026

    December 7, 2025

    Korçë – Policia referon disa procedime penale për ngjarje të ndryshme në qark

    December 9, 2025

    Korçë – Procedime penale, arrestim dhe një person në kërkim për vepra të ndryshme penale në qark

    December 7, 2025
    © 2025 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.