Me kërkesë të banorëve të fshatit Velçan, Njësia Administrative Gorë, u zhvillua një dëgjesë publike para miratimit në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak të Projekt-Vendimit “Për miratimin e përditësimit të pjesshëm të listës së inventarit të pronave, të transferuara me VKM nr. 524, datë 30.06.2010, ‘Për miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen në pronësi ose në përdorim të Komunës Gorë, të Qarkut të Korçës’.”
Në takim morën pjesë nga Këshilli Bashkiak Maliq: kryetari Ornildi Demollari, zëvendëskryetari Faslli Zholi dhe sekretari Gertjan Gjiriti. Nga administrata e Bashkisë Maliq ishin të pranishëm drejtori i Pronave Publike dhe Aseteve, Johand Sula, si dhe përgjegjësi i Sektorit të Bujqësisë, Arben Dulillari.
Takimi u vlerësua si një mundësi e frytshme për të dëgjuar mendimet dhe sugjerimet e komunitetit para miratimit përfundimtar të vendimit nga Këshilli Bashkiak.


