Në prag të nisjes së vitit të ri arsimor Bashkia Pogradec dhe Cfn Albania kanë shpërndarë 126 çanta me mjete shkollore për fëmijët nga klasa e parë deri në të 5 të.
Sipas Mentor Ramës drejtues i CFN Albania ky është viti i 7-të që ndërmerret kjo nismë dhe ku fokusi janë familjet në kushte të vështira ekonomike. E gjitha kjo realozohet me qëllimin që çdo familje të lehtësohet sadopak në këtë prag fillimi arsimor.
Çantat dhe mjetet shkollore u shpërndanë në qytet dhe njësitë administrative Dardhas, Çerravë, Starovë dhe Udënisht.