Besimtarët katolikë të Korçës kanë qenë pjesë e meshës të ardhjes së Birit, të Atit dhe Frymës së Shenjtë.
Meshë e cila është mbajtur nga kleriku i kësaj kishe Ignazio BonSignore i cili në mesazhin drejtuar besimtarëve është ndalur tek shpresa e jetës së tyre, tek dashuria që gjithsecili duhet të ketë për njeri tjetrin dhe për lutjet për më shumë paqe e harmoni.
Data 25 Dhjetor është dita kur Jezus Krishti erdhi në jetë nga virgjëresha Mari, për të sjellë shpresën për njerëzimin dhe udhën drejt shpëtimit.
Ditën e sotme meshë është mbajtur edhe në kishën katolike të Bilishtit.