Një debat i ashpër ka ndodhur sot mes moderatores Roza Lati dhe gazetares Ledjona Xheladinaj. Sherri mes vajzave ndodhi pasi Roza iu drejtua Ledjonës duke i thënë se i duket njeri i ashpër nga jashtë, por në vetvete është shumë e brishtë.
Komentet e Rozës, gazetarja nuk i priti aspak mirë, ndërsa e etiketoi moderatoren si lilipute.
Pjesë nga debati:
Ledjona: Do kesh kohë ta njohësh Ledjonën, nuk është ashtu siç e përshkrove ti. Ti qenke një shqiponjë dhe shpresoj që të jesh një shqiponjë e vërtetë sepse deri tani nuk është se më dukesh shqiponjë.
Ledjona: Të bësh zhurmë nuk do të thotë që po flet e kupton?
Roza: Kapu diku ku duhet o Ledojona dhe rri si femër jo si lac dhe fol mirë. Dhe liliputen ktheje mbrapsht se doli huq.
Ledjona: Po Roza, je një lilipute e lezetshme.
Roza Lati: O Ledjona të ecësh ashtu mes të debatit do të thotë që të lesh topin sepse nuk po e mban dot të triblim, mbaje. (E prek me dorë tek shpatulla)
Ledjona: Kujdes me dorën mos prek, nuk ta lejoj. Nuk ke konfidenca të ma bësh mua këtë, po je nga ata tipa që thua ec sa i mirë je.
Roza Lati: Mbaje topin në triblim zemra dhe kur flet, fol diçka me baza


